Sport

TOKIO 2020/ Rezultat fantastik për Shqipërinë, Luiza Gega kualifikohet në finale

Lajme pozitive nga Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa.

32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs. Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës!

Related posts

PËRBALLJA E PARË ZYRTARE E SEZONIT/ Guardiola përgatitet për një tjetër sfidë ndaj…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Ja pse De Ligt nuk u transferua tek Barcelona

Delo.autor

“KEMI PAK MUNDËSI PËR KALIMIN E FAZËS NË GRUPE”/ Flet Conte: Nuk mund të vazhdojmë si…

Delo.autor

Leave a Comment