Futboll Kategoria Superiore Sport

KONSIDEROHEN TITULLARË/ Situatë e komplikuar tek Tirana, dy mesfushorët duhet të heqin dorë nga…

Tirana është në hall për punë të huajsh. Më saktë dy nga lojtarët që konsiderohen titullarë në sytë e Shehit, Ëngjëll Hoti dhe Vesel Limaj janë me pasaportë gjermane dhe nuk mund të regjistrohen si lojtarë nga Kosova, pra të quhen futbollistë shqiptarë.

Për dyshen skuadra bardheblu duhet t’i llogarisë te të huajt, që e ka komplikuar jo pak situatën te bardheblutë. Është pothuajse e pamundur që skuadra t’i regjistrojë si shqiptarë dhe në këto kushte Tirana duhet të mendojë të mos afrojë të tjerë lojtarë të huaj, sepse me Behiratçen, Ngonë, Limajn, Hotin dhe Dansonë bëhen pesë lojtarë të huaj, një i gjashtë mund t’i ngatërrojë më shumë problemet.

Limaj dhe Hoti kanë këtë problem, pasi Gjermania nuk lejon dyshtetësi dhe futbollistët janë të detyruar që të heqin dorë nga shtetësia kosovare.

Ka javë që bardheblutë po peshojnë afrimin e një lojtari të huaj, por po ngurrojnë vetëm për faktin që në skuadër të mund të bëhen shumë lojtarë të cilët konsiderohen të huaj dhe nuk mund të luajnë dot në 11-shen e parë

Kujtojmë se Shqipëria sezonin e fundit ka lejuar pesë të huaj në fushë, por vendimi është subjekt ndryshimi dhe mund të ketë tkurrje të listës së të huajve.

TË HUAJT – Te bardheblutë, veç Hotit dhe Limajt, të huaj konsiderohen edhe Majkëll Ngo, Zhoselin Behiratçe, Isak Giamfi dhe Riçard Danso.

Së bashku me dyshen Ëngjëll Hoti dhe Vesel Limaj skuadra bëhet me gjashtë të huaj dhe normalisht njëri mbetet jashtë.

Për të mos folur nëse afrohet edhe një tjetër i huaj, i cili mund të shtojë edhe më shumë numrin e lojtarëve në skuadrën bardheblu që nuk kanë një pasaportë shqiptare.

Related posts

NUK KA SHËNUAR ENDE/ “Goal.com” zgjedh RONALDON për karikaturën e ditës (FOTO)

Isa.Autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ BAYERN MUNICH/ Madhështia e Mbappe-së, shikoni 5 provat hyjnore të francezit

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Ditë asistesh, mesfushorët e përfaqësueses shkëlqejnë me skuadrat e tyre (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment