Futboll La Liga Sport

LARGIMI NGA BARCELONA/ Messi organizoi darkën e lamtumirës, ja miqtë që ishin të ftuar (FOTO+VIDEO)

Lionel Mesi ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë lamtumire me miqtë e tij të ngushtë dhe familjen në shtëpinë e tij në Barcelonë pas “divorcit” me katalanasit të bërë publik ditën e enjte.

Në videot e postuar shihet sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero, së bashku me yllin e YouTube, Ibai Llanos. Yje të tjerë që morën pjesë në darkë ishin lojtarët Serxhio Buskets Zherard Pike dhe Xhordi Alba, që janë miqtë më të ngushtë të Mesit te Barcelona.

Ata ishin të pranishëm në këtë festë së bashku me partneret e tyre. Në këtë mbrëmje lamtumire ishin të pranishëm edhe disa miq të tjerë të “Pleshtit” emrat e të cilëve nuk janë zbuluar ende.

Related posts

ALLEGRI GATI TË RIKTHEHET NË PUNË/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Delo.autor

HIJE SKANDALI NË SHBA/ FBI vendos në pranga ish-lojtarin e NBA dhe trajnerin

F.autor

LIGA E KOMBEVE/ Zvicra dyfishon ndaj Islandës, njihuni me të gjitha rezultatet

Isa.Autor

Leave a Comment