Futboll Sport

“MBRETI I DERBIT”/ “Cari” SHEVCHENKO hap kartat: MILANI, dueli HIGUAIN-ICARDI dhe e ardhmja…

Makth për Interin, njeri gol për të gjithë tifozët e Milanit. Kur duhen më pak se dy javë nga derbi i Milanos, Andry Shevchenko, trajneri i Ukrainës dhe ish-sulmuesi kuqezi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport: “Italia më ka mësuar në shumë mënyra.

Në Itali kam njohur gruan time, aty lindi edhe fëmija im i parë, djali Jordan… Festova në Xhenova me një gol ndaj Sampdorias. Dhe, pastaj, mendoj për ndeshjet ndaj Italisë dhe për atë Botëror 2006 për shembull. Përshëndetja e publikut me një përulje? Po, jemi gjendur edhe herë të tjera në kualifikuese. Kanë qenë gjithmonë ndeshje speciale, sfida të bukura”.

Mbi Serie A – “Juventus me Cristiano Ronaldo është fuqizuar edhe shumë dhe mund të mendojë të fitojë gjithçka, por ka kompeticion. Dhe jam entuziast që Milani im më në fund ka gjetur drejtimin e duhur. Me Paolo Maldinin dhe Leonardon kthehet serioziteti, një seriozitet i madh. Është bërë një merkato e mirë, i jepet besim trajnerit. Asnjë nuk thotë që duhet të fitojnë Champions, sepse janë në ndërtim e sipër, por janë duke u kthyer konkurrues. E gjitha kjo më jep kënaqësi. Serioziteti dhe profesionaliteti i këtij Milani më bëjnë krenar. Duhet të punojnë, por do të kthehen lart”.

Mbi Gatuso – “Rino nuk është vetëm karakter. Ka treguar se është një trajner që di të shtojë diçka te skuadra”.

Mbi Cutrone – “Edhe vitin e shkuar thashë që ishte i zoti. Gjen gjithmonë rrugën për të shënuar dhe për një sulmues është thelbësore kjo gjë. Sakaq, fakti që mund të punojë përkrah Higuain e ndihmon të përmirësohet”.

Mbi Higuain – “Është e drejtë që të ndërtohet skuadra duke menduar për të ardhmen dhe duke afruar sa më shumë të rinj, por Gonzalo është në kulmin e karrierës dhe nuk do të reshtë së shënuari. Një futbollist i mësuar me Serie A. Ka treguar se çfarë di të bëjë: zhvendos ekuilibrat, ndihmon skuadrën, jo vetëm duke shënuar”.

Mbi derbin – “Interi? Ka nisur mjaft keq, por pak nga pak rezultatet janë duke ardhur. Spalletti është një trajner solid dhe Interi ka futbollistë cilësorë, jo vetëm Icardi, një sulmues i madh dhe që është kapiten, lider, njeri kyç për të motivuar shokët”.

Mbi pasardhësin – “Futbollistët e ngjashëm me mua? Jo, por nuk ka kurrë futbollistë të ngjashëm mes tyre. Dhe unë ashtu si isha si futbollist nuk mendoj më. Jam i përqendruar te ajo që jam tani: një trajner që dëshiron të udhëheqë Ukrainën drejt Europianit. Dhe, një ditë do të më pëlqente të stërvisja një skuadër klubi”.

Related posts

Nis takimi në Korçë, Skënderbeu kërkon të shpallët kampion duke mundur Kukësin

Sadik.Autor

PAS FITORES “EL CLASICO”/ Rakitic: Nuk ka shumë skuadra në botë që…

Delo.autor

TË LODHUR NGA NEYMAR/ PSG i tregon “derën” brazilianit, mund të largohet edhe në huazim

F.autor

Leave a Comment