Futboll Sport

“MË TRADHTOVE”/ Zbardhet takimi Al Khelaifi-Mbape. Sulmuesi i PSG-së do vetëm Realin, por nuk…

Kilië Mbape i ka komunikuar PSG-së dëshirën e tij për të luajtur që këtë sezon te Reali i Madridit. “Dua Realin dhe nuk kam ndërmend të rinovoj”, i ka dhënë francezi presidentit.

Sipas lajmit të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi kampion bote është takuar mes Al Khelaifin gjatë këtyre ditëve dhe i ka treguar qëllimin e tij që të largohet në këtë merkato nga kryeqyteti francez, por ky takim, në fakt, nuk ka ndryshuar planet e PSG-së, që nuk ka ndërmend ta largojë. Madje, ekipi francez ka marrë përsipër edhe rrezikun për ta humbur me zero në fundin e këtij sezoni.

I TRADHTUAR

Përgjigjja negative që Al Khelaifi i ka kthyer Mbapesë nuk i ka pëlqyer aspak këtij të fundit, i cili ndihet i tradhtuar. Presidenti i PSG-së, në fakt, ra dakord me sulmuesin në vitin që firmosi kontratën (2017) që nuk do ta mbante pa dëshirën e tij në rast se do të kërkonte largimin.

Këtë gjë i ka thënë sulmuesi në takimin e fundit që patën mes tyre. Ia ka kujtuar paktin e heshtur dhe të fshehur që kishin mes tyre për një largim të mundshëm. Qëllimi i Mbapesë gjatë gjithë muajit gusht ka qenë largimi nga PSG-ja. As transferimi i Mesit nuk ia ka ndryshuar mendjen apo t’ia ndalojë ëndrrën që të luajë me Realin e Madridit. Sigurisht që ai nuk do të shkojë në luftë me skuadrën e tij sepse e di që sezoni mbaron shpejt dhe në këtë mënyrë vesh fanellën madrilene në vitin 2022.

768x492_pochettino-mbappe-al-khelaifi-un-trio-parti-pour-durer

Një nga arsyet pse ai nuk do të rinovojë është fakti që dëshiron të jetë lideri në një projekt sportiv. Deklaratat e tij që dëshiron një ekip kompetitiv rreth figurës së tij janë interpretuar keq nga Al Khelaifi, i cili solli në Paris fituesin e 6 herë “Topit të Artë”, i cili ka monopolizuar gjithçka që nga momenti që zbarkoi në Paris.

PSG-ja mendon se transferimi i Mesit do t’i shërbejë Mbapesë për të qëndruar dhe për të fituar Ligën e Kampioneve, por, në fakt, ky mendon të kundërtën dhe e sheh si një arsye më shumë për t’u larguar dhe për të qenë lideri te Reali i Madridit. Numërimi mbrapsht ka filluar nga Florentino Perezin, i cili ka besim që do ta transferojë lojtarin francez brenda kësaj merkatoje.

Related posts

KONFIRMOHET KRISJA/ Gjiganti europian nis bisedimet me Icardin

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-WATFORD/ “Djajtë e Kuq” dyfishojnë shifrat, shënon Martial

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri italian në izolim, si e kalon ditën Sormani i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment