Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ideja e “çmendur”, Presidenti i Chelsea-t “hedh grepat” për Messin

E ardhmja e Lionel Mesit për momentin është një mister që çdo kush kërkon ta zbulojë. Nëse më parë në garë ishin vetëm 2 klube PSG-ja dhe Mançester Siti, kampionët e Europës Çelsi ky dalë nga skenë.

Gazeta spanjolle ‘’AS’’ ka zbuluar një plan të çmendur të Roman Abramoviç i cili ka kontaktuar një ndërmjetësues anglez që të dëgjojë kërkesat e Lionel Mesit. Argjentinasi është lojtar i lirë dhe transferimi i tij nuk ka kosto, por problem mbeten kërkesat ekonomike që për Abramoviç nuk do të ishin problem.

Ideja më e fundit e Çelsit është të shpejtojë tratativën për Lukakun dhe të dëgjojë kërkesat e Mesit, në mënyrë që të krijojë një super skuadër konkurruese. Siti zyrtarizoi mesfushorin Grilish ditën e djeshme për shumën e 100 milionë paundve dhe për momentin një transferim i Mesit është i tepërt, ndërsa PSG-ja ka probleme me UEFA-n mbi transferimet pa kriter vitet e fundit. Skenar i bujshëm ky i zbuluar nga gazeta spanjolle i cili tregon dhe nivelin ekonomik të klubeve europiane.

Related posts

Partizani në kërkim të mbrojtësit, Gega e ka “AS-in nën mëngë”

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Bayern Munich po punon për goditjen e shekullit

Delo.autor

NEYMAR I BEFASUAR/ PSG-ja e gatshme të dëgjojë ofertat për shitjen e brazilianit

Delo.autor

Leave a Comment