Futboll La Liga Sport

“​SI MALLKIM”/ Asnjë trajner nuk ia del të qëndrojë te Real Madrid deri në fund të kontratës

Emërimi në pozitën e trajnerit të Real Madridit është një punë e rrezikshme edhe për ata të cilët arrijnë të kenë sukses me këtë klub. Nuk është e rëndësishme sa të suksesshëm kanë qenë pasi që asnjë trajner gjatë kohës së fundit në këtë klub nuk e ka mbajtur pozitën deri në fund të kontratës.

Trajneri aktual, Santiago Solari, shpreson se ai do t’i ikë këtij mallkimi pas që më 13 nëntor, ai nënshkroi kontratë për të qenë trajner i “Los Blancos” deri në vitin 2021. Por, disfata me rezultat 3-0 kundër Eibarit tanimë i ka filluar spekulimet për zëvendësuesit e mundshëm të tij, transmeton Gazeta Express.

Florentino Perez u kthye në pozitën e presidentit të Real Madridin kur Manuel Pellegrini erdhi në pozitën e trajnerit dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2016. Megjithatë, ai e përfundoi karrierën me klubin madrilen para këtij viti, përkundër që e kishte fituar titullin e La Ligës në sezonin e tij të dytë me klubin.

Jose Mourinho ishte përgjigja e Perezit dhe ai erdhi në Santiago Bernabeu pasi që e kishte fituar tripletën e Interit. Ai gjithashtu mori kontratë deri në vitin 2016, por u largua në vitin 2013.

Pas tij, erdhi Carlo Ancelotti, i cili e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, por u shkarkua një vit para se t’i përfundonte kontrata, të cilën e kishte nënshkruar deri në vitin 2016. Ai u shkarkuar në vitin 2015, pasi që kishin pësuar disfatë ndaj Juventusit në gjysmëfinale dhe Barcelona e kishte fituar tripletën.

Pas tij erdhi Rafael Benitez, i cili e nënshkroi kontratën për të qenë trajner i Real Madridit deri në vitin 2018, por ai mbeti në këtë pozitë vetëm për disa muaj, pasi që u shkarkua në janar të vitit 2016.

Zinedine Zidane erdhi pas tij dhe ai pati suksese të jashtëzakonshme me klubin, pasi që arriti t’i fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi dhe një titull të La Ligës në vetëm 2 vite e gjysmë me “Los Blancos”. Megjithatë, ai u largua nga klubi më 31 maj të vitin 2018.

Në vend të Zidane erdhi ish-trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, i cili u shkarkua pas vetëm katër muajve në këtë pozitë, përkundër që kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2021. Paraqitjet dhe rezultatet e dobëta bën që ai të shkarkohet menjëherë pas El Clasicos, të cilën e humbi me rezultat 5-1.

Gjatë dy periudhave që Perez ka qenë trajner i Real Madridit, 13 trajnerë janë larguar nga klubi para përfundimit të skuadrës, ndërsa vetëm Vicente del Bosque qëndroi deri në fund, por nuk iu rinovua kontrata më 2003.

Related posts

MOMENTE PANIKU TEK INTERI/ Klubi zikaltër konfirmon 5 raste pozitive me COVID-19

Delo.autor

PËRPLASJE E FRIKSHME NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton nxjerr jashtë gare Verstappen që në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

“KA VLERËN E ARIT”/ Mediat holandeze i thurin elozhe Armando Brojës

Delo.autor

Leave a Comment