Futboll La Liga Sport

Oferta me “një mal me para” nga Kina, Iniesta “joshet” nga aziatikët

Siç njoftoi të enjten gazeta “El Mundo”, kinezët e Chongqing Dangdai Lifan kanë përgatitur një ofertë astronomike, për ta marrë Andres Iniestën të luajë në radhët e tyre gjatë tri sezoneve të ardhshme. Sipas këtij informacioni, lojtari do të merrte gjithsej 81 milionë euro neto, në tri vite.

“El Mundo” siguron, gjithashtu, se klubi do të japë për Iniesta 50% të të drejtave të tij të imazhit dhe për t’i blerë 6 milionë shishe verë nga bodrumi i tij, me 6 euro secila, e cila e përkthyer në terma ekonomikë përfaqëson një total prej 36 milionë euro. Përkundër super ofertës së marrë, Iniesta ende dyshon nëse do të pranojë këtë propozim, apo jo.

Më 20 prill, mediat kineze bënë të ditur se Chongqing Dangdai Lifan do të jetë fati i Andres Iniesta. Jiang Lizhang, pronar i Granadës, është pas operacionit. Biznesmeni i suksesshëm kinez ka 60 për qind të pronësisë së Parmës dhe është, gjithashtu, aksioner ekskluziv i “Minnesota Timberwolves”, ku bleu 5 për qind në vitin 2015. Që nga janari 2017, ai zotëron 90 për qind të Chongqing Dangdai Lifan.

Related posts

COVID-19/ Merr fund ankthi te Manchester City, ja rezultati i testeve për Guardiolën…

Delo.autor

Super Bale, tripletë me Uellsin ndaj Kinës

Sadik.Autor

PËRBALLJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Shihni golat e “Terminatorit” ndaj klubeve angleze (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment