Futboll Sport

NIS AVENTURËN E RE/ Balajt i ikin dritat në Rusi, por ekipi i tij vazhdon startin me suksese

Nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por fillimi i këtij sezoni në aventurën e re në Rusi ka qenë shumë i mirë për Bekim Balajn. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zbritur menjëherë në fushën e lojës me skuadrën e Nizhni Novgorod e cila që në dy javët e para ka tejkaluar parashikimet duke qëndruar larg fundit.

Debutuesit në elitën e futbollit rus, pasi mundën Soçin në javën e parë në shtëpi, morën sot një barazim 1-1 në fushën e Ural, ku nuk i shqetësoi as fakti se mbetën pa drita. Në minutat e fundit të ndeshjes, të gjithë ndriçuesit në impianni e Ekaterinburg u fikën, duke lënë në terr lojtarët e të dy skuadrave. Për fat të mirë, energjia u rikthye dhe ndeshja mundi të vazhdonte, po pa pësuar ndryshim rezultati.

Kështu, pas dy javëve të para skuadra e Nizhni është në kuotën e 4 pikëve, duke i bërë një start të mirë këtij kampionati. Ndërsa pritet që së shpejti të festohen edhe golat e Balajt, i cili u afrua në ditët e fundit para nisjes së kampionatit dhe do i duhet pak kohë të ambientohet me shokët e skuadrës.

Related posts

MILAN-PORTO/ Portugezët si “mallkim”, “kuqezinjtë” duan pikët. Ja statistikat…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Disfata e skuadrës së zemrës, tifozët “MASAKROJNË” POLICINË duke hipur…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi- Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment