Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK ARRITËM RASTËSISHT NË TURIN E TRETË”/ Sulmuesi i Laçit: Ja kush do ta fitojë Superioren këtë sezon

Kualifikimi i Laçit dhe Teutës për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës ka bërë bujë të madhe dhe në mediat fqinje të cilat nuk ngurrojnë ta shprehin lakminë për arritjen e skuadrave shqiptare.

Gazeta malazeze ‘’Vijesti.me’’ ka publikuar një artikull ku ka intervistuar sulmuesin e Laçit Dejan Zarubica. Ky i fundit ishte protagonisti kryesorë i Laçit pasi shënoi dhe golin e fitores në sfidën e luajtur në ‘’Elbasan Arena’’ njëkohësisht dhe të kualifikimit për kurbinasit. Sulmuesi malazez flet për përvojën e re në Shqipëri si dhe lavdëron Laçit si skuadër me dinjitet.

Laçi: ”Pothuajse gjithmonë vitet e fundit, Laçi ka kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve, kjo është hera e parë që vendoset në të tretin, kështu që suksesi është i madh, kënaqësia është gjithashtu, veçanërisht sepse eliminuam ekipin që është në krye të futbollit rumun dhe ka një buxhet shumë më të madh se yni.

Kualifikimi: ”Unë jam i kënaqur me mënyrën se si ekipi luajti, dhe se si kam luajtar unë në të katër ndeshjet e deritanishme. Ne filluam shkëlqyeshëm kundër Podgoricës në ndeshjen e parë, por pas rreth 20 minutash ne u ndalëm në mënyrë të pashpjegueshme dhe pësuam disfatë në mënyrë të pashpjegueshme ndërkohë humbëm penalltinë në minutën e fundit. Në ndeshjen e kthimit, ne treguam se sa mirë ishim, fituam 3: 0, kishim shumë raste, jam i lumtur që ndihmova me golin e parë që e çoi ndeshjen në shtesë. një ndeshje në të cilën shënova golin e vetëm, por jam edhe më krenar, si për ekipin ashtu edhe për veten time, pasi luajtëm një ndeshje të përsëritur në Rumani, të pjekur, taktikisht të pametë, nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikonte shumë’.

Ambiciet:”Ato ndeshje do të jenë një shpërblim për gjithçka që bëmë këtë verë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi ambicie, përkundrazi. Unë jam i sigurt se do të kemi diçka për të treguar dhe se, çfarëdo që të ndodhë, ne do të largohemi nga fusha me kokën lart”.

Skuadra: ”Ne kemi një ekip shumë të ri, por në të njëjtën kohë lojtarë që kanë luajtur tashmë shumë ndeshje dhe që kanë përvojë në këmbë. Ekipi në fushë punon jashtëzakonisht harmonikisht, taktikisht mirë, mënyra se si shkojmë në gjysmën kundërshtare. Ne nuk arritëm në raundin e tretë rastësisht”.

Futbolli në Shqipëri: ”Futbolli në Shqipëri po bën shumë përparim, klubet po ndjekin trendet evropiane, federata gjithashtu, dhe futja e sistemit VAR e dëshmon atë në mënyrën më të mirë. Nuk është rastësi që të dy ekipet arritën në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, Teuta dhe ne. Duket shumë moderne, dhe besoj se Laçi do të luftojë për titullin deri në fund, siç ndodhi sezonin e kaluar’’, tha Zarubica.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Ecuria fantastike, “Katalanasit” në fushat neutrale s’ka zhgënjyer

Delo.autor

BYLIS RREZIKON MBIJETESËN/ Kalendarin e kanë kundër, skuadra e Dovedan ndien rënien nga elita

Delo.autor

Sulmuesi i Man United: Jam rreshteri i Mourinhos

Q.Autor

Leave a Comment