Futboll Seria A Sport

“NUK ËSHTË TË FILLOSH NJË CIKËL TË RI”/ Tonali: Me apo pa CR7 në Serie A, objektivat e Milanit dihen

“Objektivat e Milanit janë të qarta, pavarësisht nëse Cristiano Ronaldo është i pranishëm apo jo në Serie A. Ne gjithmonë synojmë maksimumin dhe të arrijmë sa më lart. Për mua, ekipi U-21 është një pikë fillimi dhe rifillimi. Nuk është e lehtë të fillosh një cikël të ri, por ne të gjithë jemi të gatshëm të njihemi sa më shpejt që të jetë e mundur, gjëja më e rëndësishme për të bërë, pasi kemi vetëm dy ditë për të punuar para se të dalim në fushë”.

Kështu u shpreh Sandro Tonali, mesfushor i axurrëve nën 21 vjeç, pjesë e Milanit, në një konferencë shtypi në funksion të kualifikueseve për Kampionatin Europian 2023 kundër Luksemburgut (3 shtator) dhe Malit të Zi (7 shtator).

Fjalët e Tonalit – “Unë jam lideri? Po, por përveç kësaj jemi një grup kompakt. Edhe ata që nuk luajnë në klube po përpiqen të japin gjithçka. Të gjithë duhet të dëshmojnë se mund të përparojmë dhe në kombëtaren e madhe”, – thotë mesfushori kuqezi në fillim. Në formacionet e Serie A konstatohet një valë ajri e pastër.

Sipas Tonali, vështirësia nuk qëndron në debutimin e të rinjve, por në aftësinë për të luajtur shpesh në klubet e tyre: “Vështirësia është të luash vazhdimisht. Kjo është ajo që mungon. Aktivizimi është shumë i rëndësishëm për një lojtar të ri. Në Itali, për momentin kjo mungon, por është normale. Duhet të tregosh se vlen më shumë sesa përvoja e shokëve të skuadrës”.

Së fundi, për qëllimin e tij kryesor, shkuarjen në kombëtaren e Mancini: “Është një objektiv që të gjithë e kanë. Por të luash këtu te U-21 është thelbësore. Do të shohim se çfarë mund të jap në muajt e ardhshëm”.

Related posts

E BUJSHME/ Pas lamtumirës së trajnerit qëndron futbollisti i Inter, shokët e tij dhe një festë…

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Ka parashikuar saktë ndeshjet e EURO 2020, luani zgjedh fituesit e sfidave të sotme (FOTO)

Delo.autor

Kufijtë e pagave në La Liga/ Ja ekipi që paguan më shumë në Spanjë, befason Betis

Isa.Autor

Leave a Comment