Futboll Premier League Sport

MBYLL POLEMIKAT E MERKATOS/ Liverpool arrin marrëveshjen, “blindon” kapitenin Henderson

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, ka nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare, deri më 2025, duke iu dhënë fund spekulimeve të merkatos. Mesfushori bëhet anëtari i fundit i skuadrës së Jurgen Klopp, që angazhon të ardhmen e tij afatgjatë me “Reds”, duke ndjekur gjurmët e shokëve të skuadrës: Virgil van Dijk, Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Fabinho dhe Andy Robertson.

Henderson mbërriti në “Anfield” nga Sunderland më 2011. Marrëveshja e re do ta mbajë atë në Merseyside deri në verën e vitit 2025. Kontrata aktuale e Henderson do të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, teksa diskutimet fillestare mbi rinovimin ishin të pafrytshme, por tani përfaqësuesi anglez ka mbetur i impresionuar nga kushtet e ofruara.

Duke folur për faqen e klubit, pas nënshkrimit të marrëveshjes së tij të re, Henderson tha: “Unë jam padyshim shumë i nderuar dhe krenar për ta vazhduar udhëtimin që kam nisur prej vitesh këtu. Është e mahnitshme të rinovosh kontratën me Liverpool dhe tani të përqendrohesh te fusha e lojës, ta hedhësh shikimin përpara. Kam mësuar dhe jam rritur shumë gjatë kohës sime këtu, duhet të falënderoj shumë njerëz për këtë.

E kam dashur këtë eksperiencë në çdo minutë të saj, edhe në kohërat e vështira. E kam shijuar të qenit pjesë e këtij klubi futbolli. Sa më gjatë që mund ta bëj këtë, aq më mirë për mua, me të vërtetë. Dua të jem këtu për aq kohë sa të jetë e mundur, e kam thënë gjithmonë këtë. Vazhdimi i këtij udhëtimi është i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time, shpresoj që tifozët dhe klubi të ndihen njësoj”.

Related posts

MILAN-INTER/ Ja pse është derbi më i rëndësishëm i dekadës së fundit…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED – BURNLEY/ Solskjaer kërkon të arrijë fitoren e 9 radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

AKORDI CR7-JUVENTUS/ Afrohet ora e së vërtetës, agjenti Mendes kontakton gjigantët e Europës

Delo.autor

Leave a Comment