Futboll Kategoria Superiore Sport

PARALAJMËRON TEUTËN/ Trajneri i Shamrok: Jemi në formë, mezi pres t’i mundim

Trajneri i Shamrokut, Stefen Bradlei, ka folur para ndeshjes ndaj Teutës duke vlerësuar skuadrën shqiptare për mënyrën se si luan. Kampioni në fuqi i Irlandës vjen në këtë raund pas eliminimit nga Liga e Kampioneve kundër Sllovan Bratislavës.

Në turin e parë në Champions, irlandezët humbën 2-0 në Sllovaki, ndërsa në takimin e kthimit fituan 2-1, por ky rezultat nuk mjaftoi për të shkuar më tej. 36-vjeçari Bradlei drejton Shamrokun që prej vitit 2016. Aktualisht në elitën e Irlandës janë luajtur 22 javë dhe rivali i Teutës kryeson renditjen.

Çfarë keni mësuar për KF Teuta nga ajo që keni vëzhguar?

Ne kemi mësuar se ata janë një ekip shumë i rrezikshëm. Kemi parë shumë ndeshje të tyre, bashkë me lojtarët dhe e dimë se ata janë të fortë. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë sa i përket anës teknike dhe fazës ofensive. Kanë disa lojtarë me cilësi të lartë. Pra, ne dimë shumë rreth tyre. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por është ajo për të cilën mezi e presim dhe jemi gati.

A mendoni se stili i tyre i lojës mund të jetë pak më ndryshe nga disa ekipe europiane që kanë ardhur në “Tallaght” vitet e fundit?

Jo, sepse forma e tyre do të jetë e ngjashme me atë me të cilën jemi përballur vitet e fundit në Europë. Ata kanë lojtarë të ndryshëm dhe taktikisht shumë të zgjuar në pjesën sulmuese, por të ngjashëm me ekipet që kemi luajtur më parë.

Me formën që po kaloni, mendoni se nuk duhet ta diskutoni fitoren ndaj ekipit shqiptar?

Lojtarët po luajnë me shumë besim dhe ne pa dyshim do të shfrytëzojmë këtë moment të enjten në mbrëmje. E kuptojmë se në këtë nivel është një lojë shumë e vështirë, por kjo është ajo që ne presim dhe kemi formën e duhur për t’u përballur me këdo. Ne jemi në një formë vërtet të mirë dhe është një lojë që mezi e presim. Duhet të përpiqemi ta bëjmë të enjten një natë tjetër të veçantë europiane në “Tallaght”.

Si është situata pas dëmtimin të sulmuesit Graham Burke?

Graham duket se është mirë. Ai është shëruar dhe ka punuar vërtet shumë, me shpresë se do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Teutës

Related posts

MAN CITY NGA NJË PLANET TJETËR/ David Silva me gol “alla” Leo MESSI (VIDEO)

Isa.Autor

Neymar dhe e dashura Bruna, krah për krah njeri-tjetrit gjatë një dasme në Brazil

Isa.Autor

“NUK DO T’I THOJA “JO” PARTIZANIT”/ Shpëtim Duro skicon formacionin e Superiores (E PLOTË)

Delo.autor

Leave a Comment