Futboll Sport

PAS 40 VITESH/ Një lojtar kalon për herë të parë nga ROMA te LAZIO

Duket e pabesueshme, por pas 40 vitesh që nuk bënin asnjë shkëmbim mes njëra-tjetrës, Roma dhe Lazio kanë rënë dakord për të transferuar sulmuesin spanjoll, Pedro, nga verdhekuqtë te bardhekaltrit.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Pedro është nxjerrë jashtë skuadre nga Mourinho dhe Roma ka vendosur ta lërë të largohet me parametra zero.

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Barcelonës do të përfundojë kështu në anën tjetër të qytetit, pasi Lazio ka rënë dakord t’i paguajë rrogën prej 3 milionë eurosh në sezon.

Për t’u larguar më lehtë, Pedro ka rënë dakord edhe të mos marrë rrogën e muajit gusht, që i takonte, shkruan “Gazzetta”.

Vendimtar për këtë kalim duket se ka qenë “detyrimi” për ta transferuar lojtarin brenda kampionatit italian, pasi në rast shitjeje jashtë, Roma do të duhet të paguante një taksë prej 2 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, Sarri duket i kënaqur me blerjen e 34-vjeçarit, të cilin e konsideron të vlefshëm pavarësisht moshës.

Transferimi mund të quhet fare mirë historik, pasi ishin 40 vite që dy klubet nuk realizonin një të tillë. Kalimi i fundit i një lojtari nga një skuadër te tjetra kishte ndodhur në vitin 1981, kur Carletto Perrone kalonte nga Lazio te Roma.

Related posts

PASI I KËRKOI NJË KONCERT/ Ylli i Realit të Madrid nuk po i “ndahet” më Taynës, ja çfarë i bën (FOTO)

Delo.autor

GOLI I PARË PAS PANDEMISË/ Higuain: Kalova një tmerr, falenderoj Juventusin për durimin

Delo.autor

SERIE A/ Wanda: Icardi mund t’i largojë të gjithë nga Inter me një lëvizje të gishtit

Sadik.Autor

Leave a Comment