Futboll Premier League Sport

“PLASIN” KRITIKAT PËR LUKAKU-N/ Puthjen e stemës nga belgu e krahasojnë me besnikërinë e… prostitutës (FOTO)

Trasnferimi i Romelu Lukakut drejt Çelsit hidhëroi shumë tifozët e Interit të cilët e shikonin belgun si liderin e skuadrës.

Ditën e djeshme, Lukaku debutoi me gol duke i shënuar Arsenalit në derbin londinez pas vetëm 15 minutash lojë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte veprimi i Lukakut në festën e golit, i cili puthi stemën e Çelsit.

Menjëherë në rrjetet sociale plasën kritikat dhe fotomontazhet, pasi Lukaku bën të njëjtën gjë kudo që transferohet. Në pamjet e postuara në internet, shikohet Lukaku teksa puth stemën e Mançester Junajtid, Interit, Evertonit apo dhe Çelsit.

Ajo që nuk kuptohet është fakti se Lukaku feston vetë në këtë mënyrë apo është mënyrë e të shprehurit të dashurisë ndaj skuadrave ku bën pjesë. Një tifoz bëri një koment epik në rrjetet sociale duke shkruar : ‘’Lukaku ka të njëjtën besnikëri si një prostitutë’’.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Liverpool. Rezultati 1-5

Delo.autor

VENDOSIN TIFOZËT E REALIT/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Europës

Isa.Autor

Lippi “kundër” Buffon, bekon Ronaldon bardhezi, parashikon fituesin e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment