Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E LAMTUMIRËS SË MESSIT/ Barcelona nuk mund të paguante shifrën që kërkoi familja e tij dhe…

Lamtumira e Lionel Mesit nga Barcelona ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur pasi të gjithë pritnin rinovimin e numrit 10 me katalanasit. Por tashmë gjithçka ka mbaruar, pasi Barcelona ka hequr dorë përfundimisht nga rinovimi me futbollistin dhe sipas mediave spanjolle, gjithçka ka të bëjë më kërkesat e larta ekonomike të argjentinasit.

Sipas “El Mundo”, gjithçka kishte të bënte me paratë të cilat Barcelona nuk i ka, përkundrazi, është e zhytur në borxhe e ndaj nuk mund të paguante. Në takimin me drejtuesit e katalanasve sot ishin babai dhe vëllai i Mesit. Ata kishin një kërkesë të veçantë: 100 milionë euro!

Të dy e kërkonin këtë shumë të ndarë mes tyre si komision për firmën e re të Mesit me katalanasit. Një blerje e mirëfilltë praktikisht, një blerje që Barcelona nuk mund ta bëjë pa shitur gjysmën e ekipit. Në formën e mëparshme të Mesit, në vitin 2017, një shifër e tillë kishte qenë 86 milionë euro.

Pastaj ishte edhe çështja e rrogës, të cilën me sa duket Mesi nuk ka pranuar që ta përgjysmojë siç është aluduar kohët e fundit. Të paktën kështu raportojnë mediat spanjolle të cilët bëjnë të ditur se Barcelona është tërhequr, në pamundësi të plotë për të bërë shpenzime të tilla. Edhe pse bëhej pjesë për një futbollist i cili bëri epokë në radhët e këtij klubi e ndoshta do të kujtohet si më i madhi që ka shkelur ndonjëherë në “Kamp Nou”.

Related posts

Juventus apo Bayern Munich? Emre Can në “telashe”

Sadik.Autor

“LUFTA” PËR TITULL NË SERIE A/ Nga Crotone tek Benevento, ja 5 mëkatet e Juventus…

Delo.autor

“ÇFARË DREQIN SHIKON”/ Boateng “çmend” rrjetet sociale me “Ibrahchallenge” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment