Futboll Sport

PRAPASKENAT/ A do largohet Lewandowski nga Bayern? Nagelsmann sqaron situatën

A do të largohet Robert Lewandowski nga Bayern Munich? Njëmbëdhjetë ditë nga mbyllja e merkatos, por veçanërisht në orët e fundit është përfolur shumë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit polak, i cili sipas mediave ishte i zhgënjyer me drejtuesit e Bayern, të cilët kishin shfaqur një lloj hezitimi në lidhje me rinovimin e kontratës së lojtarit.

Trajneri bavarez Julian Nagelsmann foli sot në një konferencë për shtyp, teksa u shpreh se ishte i qetë në lidhje me situatën: ” Kjo nuk më shqetëson aspak, është pjesë e merkatos. Nëse do të isha trajner nga ndonjë vend tjetër, do të mundohesha të kuptoja nëse do të ndodhë vërtetë. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si reagon lojtarit.

Roberti është në formë të shkëlqyer, unë flas me të shumë dhe ai flet me të tjerët. Ai ndihet mirë dhe tregon performancë të lartë në ndeshje dhe stërvitje. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa zërat e merkatos që janë pjesë e futbollit,” tha Nagelsmann.

Related posts

ISH-KAPITENI I UNITEDIT/ Rooney: Ishte ky problemi që çoi në shkarkimin e Mourinho nga Man United…

Delo.autor

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

Legjenda e futbollit anglez/ Manchester United duhet të marrë ata dy lojtarë për tu ringritur

Sadik.Autor

Leave a Comment