Futboll Sport

NGA DEBUTIMI ME INTER TEK DHURATA E MESSIT/ Rrëfimi special i Manajt: Reja më ndihmon shumë, flasim shpesh…

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është duke kaluar një moment të mirë të skuadra e Specias në Serinë A, ku së fundmi është shndërruar ne një titullar të padiskutueshëm. Në një intervistë për “Il Secolo XlX, lushnjari ka rrëfyer karrierën e tij, ku në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve prestigjioze si  Barcelona dhe Inter.

Në fillim të sezonit, Manaj mbërriti te Specia nga Barcelona si huazim me të drejtë blerje për 2.7 milionë euro.

DEBUTIMI ME INTERIN- Kam debutuar me Mançinin në moshën 18-vjeçari. Problemi i një lojtari që arrin ato nivele, edhe nëse ka talent, nuk është thjesht që të transferohet te Interi, por të qëndrojë atje. Por, në atë moshë, nuk i kupton mirë si janë gjërat.

KALIMI TE BARCELONA- Një ditë më thirri Abidal dhe Ramos Planes te Barcelona dhe më shpjeguan se qëllimi ishte  që të më çonin në “Camp Nou”, duke nisur një rrugëtim nga ekipi B. Si mund t’i thuash jo një klubi kaq të rëndësishëm si Barcelona.

Trajneri Setien, më grumbulloi në ndeshjen e kampionatit kundër Getafes. Kur erdhi Kuman, i nisa përgatitjet e sezonit me gola, por kishte pak vend për mua. Kap pasur fatin që të stërvitem me yjet e futbollit. Mesi më bëri dhuratë fanellën e tij, gjithashtu edhe Pike. Një ëndërr e realizuar.

OFERTAT NË MERKATO-  Frejburgu, Anderlehti, Sasuolo, në ditët e fundit Betis, por pas bisedës me drejtuesit e Specias, u binda për t’u transferuar këtu. Nuk mendoj se kam gabuar. Edhe në këtë merkato dimërore, kam pasur oferta për t’u rikthyer në Spanjë, por mendoj vetëm për Specian, jam mirë këtu. Më vonë gjatë verës do të ulem me agjentët e mij dhe do të vendosim cila është më e mira për të dy klubet.

OBJEKTIVAT- Dua shpëtimin me Specian, dhe të ruaj vendim tim në Kombëtare, Reja më ndihmon shumë, flasim shpesh”, u shpreh Manaj.

Related posts

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Delo.autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Të dyja ekipet kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Ekipi i Memës prish gjithçka vetë. Imami humb penalltinë

Delo.autor

Leave a Comment