Futboll Sport

PAS LARGIMIT TË TOHIRIT/ Ja sa kushton tani klubi zikaltër

Vlera e markës së Interit është dyfishuar gjatë vitit të fundit, dhe tani gjiganti italian vlen trefish më shumë sesa në epokën e Erick Thohirit.

Sipas llogaritjeve të gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit tani renditen në vendin e 13-të në Europë sa i përket vlerës së markës së klubit, 389 milionë euro në total.

Kjo shifër është dyfishi i asaj që ishte regjistruar në vitin 2017, dhe tri herë më shumë se në vitin 2016, para se Thohir t’ia shiste 70% të aksioneve të klubin Grupit Suning.

Një vit më parë, Interi gjendej në vendin e 28-të në ranglistat europiane, por tani renditet i 13-ti, duke iu afruar Juventusit në vendin e 11-të.

Megjithatë, këto statistika tregojnë se sa mbrapa kanë mbetur klubet e Serisë A, krahasuar me ato të Premierligës, kur bëhet fjalë për vlerën e tyre.

Për shembull, Tottenham Hotspur është në vendin e 10-të, marka e të cilit ka vlerën 626 milionë euro, gati dyshimi i vlerës së Interit.

Related posts

NIS ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Klubi “Zikaltër” synon të sigurojë shërbimet për talentin e Ajax…

Delo.autor

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ Pas 16 minutash lojë, Cikalleshi zhbllokon sfidën në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

United rivalizon Realin, gati ‘buxheti’ për blerjen e Neymar nga PSG

Q.Autor

Leave a Comment