Futboll Seria A Sport

REFUZON TË VAKSINOHET/ Sneijder i habit të gjithë me deklaratën: Jam një nga ata persona…

Ish-fantazisti i Interit të tripletës së vitit 2010, Uesli Shnajder ka lançuar një deklaratë me mediat holandeze se ka refuzuar vaksinimin anti-COVID duke habitur me deklaratën se është një nga ata persona që janë të çmendur:

“Jam një nga ata persona të çmendur. I njoh mjaft mirë ata persona që kanë qenë vaksinuar, dhe gjithashtu janë infektuar sërish me COVID-19. Nëse bën tamponin përpara se të nisesh, atëherë ke ndjesinë që nuk je i infektuar.

Mua mund edhe të më ndodhë që të ulem përkrah një personi në avion që është vaksinuar, por që është pozitiv.”, përfundoi Shnajder.

Kujtojmë se Shnajder ka qenë pjesë më parë edhe e Ajaksit dhe e Realit të Madridit, por kulmi i karrierës së tij ka qenë pikërisht me Interin në sezonin 2009/2010 ku me Zhoze Murinjon në stol fituan tripletën.

Related posts

SHTANGET “EMIRATES”/ Webster zhbllokon sfidën ndaj Arsenal, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Karius bën sërisht gafë, ja përse u ble portieri brazilian Allison (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Shokojnë tifozët e Real, Zidane duhet të…

Q.Autor

Leave a Comment