Futboll La Liga Sport

RREGULLI I VEÇANTË NË SPANJË/ Ja pse Barcelona nuk mund të tërheqë fanellën me numrin 10 të Messi-t…

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te tifozët katalanas, të cilët janë te bindur se klubi nuk ka bërë maksimumin për ta mbajtur. Por njëkohësisht, ka shtuar edhe zërat e atyre të cilët duan që katalanasit të përkujtojnë gjithmonë “Pleshtin”, duke tërhequr fanellën me numrin 10. Megjithatë, rregullorja ia bën thuajse të pamundur një gjë të tillë Barcelonës.

Klubi mund të tërheqë fanellën, vetëm nëse heq dorë nga një lojtar profesionist në radhët e tij, duke federuar më pak se sa lejohet në çdo sezon. Sipas rregullave, në La Liga të gjithë lojtarët e ekipit të parë duhet të mbajnë numrat nga 1 në 25, aq sa është numri i lojtarëve profesionistë që mund të regjistrojnë me ekipin e parë. Ndërsa lojtarët e ekipit të dytë, lejohen të luajnë me skuadrën e parë duke mbajtur veshur fanellat nga 26 në 50.

Kështu, Barcelona do të mbetej me 24 futbollistë mes profesionistëve nëse do të tërhiqte numrin 10, duke penalizuar ndjeshëm çdo trajner në drejtim. Një rregulli i veçantë, por për të cilin kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë te rivalët e Espanjol. Ekipi katalanas ka tërhequr fanellën me numrin 21, i cili i përkiste ish-kapitenit Daniel Harke i cili u nda nga jeta në vitin 2009.

Related posts

Cristiano Ronaldo tek Juve? Për momentin ai po shijon vetëm puthjet e nxehta…

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Presidenti i FIFA-s: “Ndeshje” me pesë faza, trajnerët e njohur sfidojnë COVID-19 (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA JUVENTUS-NAPOLI/ “Hakmarrja” e Sarrit: Të dielën do të bëjë tifozllëk për të kaltrit

Delo.autor

Leave a Comment