Futboll Premier League Sport

NISET DREJT ANGLISË PËR KONTRATËN ME CHELSEA-N/ Lukaku në aeroport: Do ju dërgoj mesazh (VIDEO)

Romelu Lukaku tashmë nuk është më një futbollist i Interit. Mungon vetëm zyrtarizimi por çdo gjë është e përfunduar dhe lojtari është nisur sot pasdite drejt Londrës për të finalizuar kthimin e tij te blutë pas 8 vitesh.

Futbollisti kreu sot vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites, me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, është nisur drejt Anglisë ku pritet të nënshkruajë kontratën e re. Mediat italiane kanë ndjekur lojtarin në momentin kur ka hyrë në aeroport, duke bërë zyrtare në një farë mënyre atë që tifozët e Interit me protestat e tyre u munduan që të ndalnin me çdo kusht.

Edhe vetë Lukaku ka preferuar që të mos flasë për fansat, ndonëse është ngacmuar nga gazetarët italianë që të thotë diçka rreth atyre që dëshironin që ai të qëndronte si zikaltër. “Do të nis mesazh pas disa ditësh”, ishin fjalët e belgut para se të hynte në aeroport.

Related posts

NGJARJA E RËNDË VJEN NGA TURQIA/ Kishin grindje për derbin, përfundimi është tragjik (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Champions PSG-Real Madrid

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR TEK REAL MADRID/ Dy lojtarë largohen nga ekipi i Zidane, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment