Futboll Sport

TENSION TE CHELSEA PARA FINALES/ David Luiz kapet edhe me trajnerin Sarri

Chelsea ka mbërritur në Baku të Azerbajxhanit, ku sonte në mbrëmje do të luajë ndeshjen finale të Europa League përballë skuadrës tjetër londineze, Arsenalit.

Blutë e Londrës janë sistemuar në një hotel luksoz të kryeqytetit azer, ndërsa mbrëmjen e djeshme zhvilluan edhe një seancë stërvitore në stadiumin ku do të luhet finalja.

Megjithatë situata në kampin “blu” nuk duket aspak e qetë, pasi gjatë stërvitjes ka pasur tension mes trajnerit Maurizio Sarri dhe mbrojtësit brazilian David Luiz.

Sipas mediave italiane, stërvitja ka nisur me nxehjen e zakonshme, ndërsa më pas gjatë disa ushtrimeve, David Luiz ka qenë duke dialoguar me Gonzalo Higuain, gjë që nuk i ka pëlqyer Sarrit dhe ia ka vënë në dukje brazilianit.

Më pas mes të dyve ka pasur shkëmbim fjalësh dhe nga debati trajneri Sarri është larguar i nervozuar, duke hedhur lart kapelën e tij dhe duke e gjuajtur disa herë me këmbë, si mënyrë për të shfryrë ndaj situatës.

Sot do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Sarrit, pasi përveçse synon të fitojë trofeun e parë në karrierë, kërkon ta bëjë këtë që në vitin e parë në stolin e Chelseat.

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM në Moto GP/ Motorri përfshihet nga FLAKËT, piloti “fluturon” në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

“KOPJON” RONALDON/ Nainggolan zgjedh rrugët e Sardenjës për të kryer maratonë vrapi (VIDEO)

Delo.autor

KLOPP “SHPËRFILL” WEST HAM/ Ishte një fitore SHUMË E LEHTË, dua…

Isa.Autor

Leave a Comment