Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Partizani. Rezultati 0-2

Luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës, sfida Kastrioti-Partizani, e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja skuadrat ndodhen në dy vendet e fundit të tabelës ku duan që të dalin nga ky moment negativ.

Të kuqtë e Ilir Dajës duan me çdo kusht kthesën sot ndaj ekipit krutan duke shpresuar se do të arrihet te fitorja e parë në këtë edicion të Superiores.

LIVE KASTRIOTI-PARTIZANI 0-2

37′ Musta, 90′ Rrapaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Partizanit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ GOOOL për Partizanin. Kundërsulm i shpejtë i të kuqve që finalizohet nga Rrapaj. 2-0.

89′ Edhe Dida i shtohet listës së të ndëshkuarve me të verdhë.

87’ Kundërsulm i shpejtë i Kastriotit, topi shkon te Okebugu i cili gjuan nga jashtë zonës, por dërgon sferën jashtë.

79’ Lëvizje e dyfishtë për Kastriotin me Didën e Okebugun të cilët aktivizohen për të shtuar forcën në sulm.

76’ Sembene shënon golin e dytë për Partizanin, por më pas ai anulohet për pozicion jashtë loje të Mustës gjatë aksionit të të kuqve.

 

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e Partizanit.

45’+3’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Kastriotit, me “demat e kuq” që po mendojnë vetëm si të mbyllin pjesën e parë në avantazh.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ Kërkojnë penallti krutanët kur pas një harkimi të Prodanit është Sota i cili devijon jashtë. Vendasit pretendojnë për penallti për prekje topi me dorë, por kryesori bën shenjë që loja të vazhdojë.

43’ Rrezikon përsëri Kastrioti, Prodani ekzekuton drejt portës një goditje dënimi nga e djathta, Teqja kontrollon jo pa vështirësi në dy kohë.

41’ Goditje nga këndi për Kastriotin. Topi i harkuar në shtyllën e parë goditet nga Greca por ai nuk arrin ta kthejë drejt katërkëndorit.

37’ GOOOL për Partizanin. Goditje dënimi perfekte e Mustës nga mbi 25 metra. Topi shkon aty ku Sali nuk mund ta arrijë, 1-0 për Partizanin.

34’ Cara zë vendin e Markut në fushën e lojës.

32’ Herald Marku nuk mund të vazhdojë dhe largohet drejt dhomave të zhveshjes.

29’ Përplasje e fortë kokë më kokë mes Ajazit dhe Herald Markut. Stafi mjekësor i dy skuadrave futet menjëherë në fushë për të mjekuar lojtarët.

24’ Top i gjatë i Belicës drejt sulmit, del Sali dhe me kokë çon topin në anësore. Zhunior sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

17’ Tjetër goditje dënimi e rrezikshme e Partizanit. Topi harkohet nga Kaçe i cili gjen Mustën, por gjuajtja e tij me kokë fluturon mbi traversë.

10’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Rrapaj jep një pasim të gjatë fantastik duke nxjerrë Malën para portierit. Prekja e mesfushorit bën që topi të kalojë Salin, por pa patur shënjestrën e duhur, duke kaluar jashtë katërkëndorit.

7’ Prodani provon nga ana tjetër e fushës me një gjuajtje me të majtën, por nuk gjen katërkëndorin me sferën që fluturon mbi traversë.

6’ Kaçe ekzekuton një goditje dënimi nga e majta, mbrojtja largon rrezikun pa i dhënë mundësinë sulmuesve të Partizanit të gjuajnë në portë.

1’ Nis ndeshja dhe ndërpritet pas pak sekondash për një dëmtim të Ramit.

Related posts

Montecarlo, specialisti Nadal në finale, “likuidon” pa probleme Dimitrovin

Sadik.Autor

“SITUATË KRITIKE NGA KORONAVIRUSI”/ Mbrojtësi Romagnoli: Kemi përballë një Genoa të komplikuar, por…

Delo.autor

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment