Futboll Sport

STARTON LA LIGA/ Mesi: Spanja, jo më e njëjtë pa mua! E vështirë që nuk është as Ronaldo…

Valencia-Getafe do të ngrejë siparin e kampionatit spanjoll. Në mbrëmje në “Mestaja” do të fillojë edicioni i ri i La Ligës, i cili ka shumë ndryshime në krahasim me vitin e kaluar. Nuk do të jetë as Lionel Mesi dhe as Serxho Ramos.

Vetë “Pleshti” e ka pranuar që do të jetë shumë e vështirë, por ka besim që La Liga do të jetë kompetitive. Ai gjithashtu thotë se yjet do të rikthehen shumë shpejt në Spanjë, ndërsa tani vetë pret me padurim që të luajë përkrah Kilië Mbapesë.

FORMA FIZIKE- “Mendoj se nuk ka asnjë sekret. Gjithçka varet nga puna e madhe. Duhet të kesh motivim dhe të punosh maksimalisht për gjithçka. Unë jam i përgatitur”.

NEJMAR E MBAPE- “Kam shumë miq në dhomën e zhveshjes. Kur shoh skuadrën, ambienti është i mirë dhe ka kohezion. Po pres me padurim të luaj me Mbapenë dhe me të gjithë këta futbollistë. Janë më të mirët në botë dhe kam dëshirë të luaj me ta”.

PARISI- “Kam qenë këtu disa herë me familjen dhe fëmijët e mi. Kam qenë si turist për të parë disa vende të bukura, por tani do të shoh më mirë jetesën dhe kulturën në Paris. Megjithatë, fillimisht do të fokusohem te futbolli, pastaj te të tjerat. Dua ta shijoj momentin tim këtu”.

PSE E ZGJODHI- “Që nga dita e parë nuk kisha dyshime që do të transferohesha te PSG-ja. Kur mora vesh që do të lija Barcelonën për një tjetër ekip, e dija se mund të bëja më mirë, por u futën edhe disa faktorë personalë. Këto janë disa nga arsyet që ma bënë të lehtë të zgjidhja”.

SKEMA- “Nuk e di ku do të luaj. Nuk e kam idenë. Unë jam këtu dhe tani është problemi i Poçetinos për të më gjetur vendin. Besoj se do ta gjejë. Në fund të fundit, të gjithë duhet të përshtatemi”.

POÇETINO- “Kur nisa bisedimet me PSG-në, Mauricio më telefonoi. E pyeta se cila ishte ideja e tij dhe më tha që po priste me padurim të shkoja në Paris. Sigurisht që kur erdha, fola më shumë për atë që po ndodh në fushën e lojës. Nuk kemi folur ende për taktikë”.

LA LIGA- “E vërteta është që për ligat janë të rëndësishme skuadrat. Reali dhe Barcelona janë ekipe të mëdha, por aty luajnë edhe Sevija, Valencia dhe Atletiko. Klubet janë të rëndësishme, pavarësisht se cilët janë lojtarët. La Liga është një kompeticion i madh dhe i rëndësishëm.

Do të vazhdojnë të kenë sukses. Reali dhe Barcelona sigurisht që do të kenë vështirësi, por për pak vite do t’ia dalin. Do të rikthehen yjet e mëdhenj në futbollin spanjoll, edhe pse pa mua dhe Ronaldon do të jetë diçka e vështirë dhe e çuditshme”.

FËMIJËT- “Tiago e kupton mirë çfarë ka ndodhur sepse është i rritur. Sigurisht që do ta ketë më të vështirë për t’u përshtatur. Të tjerët janë më të vegjël, por pavarësisht mërzitjes prej largimit, ai është gjithashtu gati për ta shijuar këtë moment”.

PREZANTIMI- “Ishte impresionues dhe emocionues për mua dhe familjen time. Është hera e parë që kam një eksperiencë jashtë Barcelonës”.

Related posts

SKENA LUFTE/ Zbulohet ARSYEJA pse presidenti i PAOKUT hyri me PISTOLETË në fushë

Isa.Autor

Mancini në “pole” për stolin e Italisë

Sadik.Autor

I GJITHË STADIUMI NË KËMBË/ Shikoni momentin kur ylli Broja largohet nga fusha si hero, por i dëmtuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment