Futboll Premier League Sport

MOURINHO JA HEDH/ Trajneri i Manchester United shmang ndëshkimin nga Shoqata e Futbollit

Hose Murinhio: Trajneri i Manchester United shmang ndeshkimin nga Shoqata e Futbollit. Hose Murinhio shkel kufirin e lejuar te vijes anesore pas fitores tre me dy te Manchester United ndaj Newcastle te shtunen. Fitorja ndaj Newcastle, i dha fund serise se kater ndeshjeve pa fitore te ekipit te Murinjos Trajneri i Manchester United, Hose Murinjo, nuk do te ndeshkohet nga Shoqata e Futbollit pasi klubi kundershoi me sukses akuzen sipas te ciles ai shau ne portugalisht gjate ndeshjes me Newcastle. FA, perdori lexues buzesh per te interpretuar qartesisht cka Murinjo tha. Levizjet e buzeve u interpretuan si fyrese gjate fitores 3-2 me 6 tetor. Por BBC Sport, e kupton qe United u mbrojt fort ne apel, dhe ndjehet e perligjur nga rezultati. Shoqata e futbollit u habit nga ky rezultat, dhe nuk e ka perjashtuar mundesine e apelit. Nje deklarate nga trupi qeverises i futbollit anglez lexon: Nje akuze kunder Hoze Murinjos per perdorimin e nje gjuhe e cila pati karakter abuziv ose fyes, ose te papershtashem, ra poshte pas degjeses nga nje komision i pavarur rregullator “Arsye te shkruara per vendimin e komisionit te pavarur rregullator, do te publikohen ne kohen e duhur. Ky vendim mund te apelohet” Nje kamera televizive e filmoi portugezin i cili dukej sikur thoshte dicka dhe bente nje gjest me doren e tij te djathte teksa largohej nga fusha pas fitores se ekipit te tij ndaj Newcastle Ai u perball me nje perjashtim te mundshem nga zona e trajnerit nese do te shpallej fajtor per akuzen fillestare.

Related posts

“KUNDËRSHTARË MODEST NUK KA”/ Flet Zv. trajneri Bulku: Janë të gjithë të barabartë, Kombëtarja e ka forcën te…

Delo.autor

Kompeticioni i famshëm “përçan” Italinë/ “Luftë” për qindra milionë euro mes 2 qyteteve RIVALE

Isa.Autor

U LARGUA NGA MANCHESTER CITY/ Jaja Toure shfaqet në Angli, stërvitet me ekipin e kategorisë së katërt!

Delo.autor

Leave a Comment