Futboll Premier League Sport

“TË GJITHË LOJTARËT PO VIJNË NGA PUSHIMET”/ Klopp: Van Dijk dhe Gomez? Nuk thonë të vërtetën…

Jurgen Klopp pret me padurim të ketë në dispozicion në 100% Jo Gomez dhe Virgil van Dijk.

Dy mbrojtësit e LIverpool vijnë nga dy dëmtime serioze të pësuara në sezonin e kaluar dhe janëë kthyer të vrapojnë dhe të luajnë në këtë fazë përgatitore para sezonit 2021-22.

Megjithatë, ka shumë kujdes nga ana e skuadrës për gjendjen e tyre. Trajnerit gjerman ka zbuluar se dy lojtarët nuk po thonë gjithmonë të vërtetën mbi lodhjen e tyre dhe formën. Dhe po e bëjnë këtë nga dëshira e madhe për të luajtur me vazhdimësi.

“Dua të jem i qartë, nuk po forcojmë kthimin e tyre”, ka thënë Klopp për Goal.

“Po presim pak. Të gjithë lojtarët po vijnë nga pushimet dhe kemi ndihmën e doktor Andreas Schlumberger, një specialist i vërtetë që po vëzhgon gjithçka. E dimë se çfarë ndiejnë Joe dhe Virgil, çfarë ndiejnë me të vërtetë dhe jo çfarë po na thonë sepse ata janë të dëshpëruar të kthehen të luajnë”.

Dy lojtarët janë kthyer në fushë në miqësoren e luajtur kundër Hertha Berlino dhe mund të kenë minuta të tjera në ndeshjet e ardhshme.

Related posts

“NUK FLAS ME PIOLIN…”/ Çudit Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

F.autor

FIFA zgjedh trembëdhjetë asistentë gjyqtarësh për sistemin VAR

Sadik.Autor

PASI “BISHA” DEL NGA KAFAZI/ Karim Benzema prish planet e Real Madridit, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment