Futboll Sport

FUTBOLLI GJERMAN NË ZI/ Djali i legjendës Mikael Balak ndërron jetën në moshën 18-vjeçare

Një lajm i tmerrshëm për legjendën e futbollit Mikael Balak. Sipas njoftimeve të mediave, djali i tij Emilio pësoi një aksident të enjten mbrëma në Portugali dhe si për pasojë ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.

Djali i legjendës gjermane, Emilio Balak ka bërë aksident teksa ka qenë duke ngarë motorin e tij me katër rrota në jug të Lisbonës, aty ku familja Balak qëndronte për pushime. 18-vjeçari është një ndër tre djemtë që gjermani ka me ish-gruan e tij Simone.

Lajmi ka hidhëruar të gjithë duke treguar solidarizim të madh në shenjë të ish-futbollistit. Mikael Balak luajti 98 herë për ekipin kombëtar gjerman midis viteve 1999 dhe 2010. Nga viti 2004 ai ishte kapiten i skuadrës. Në karrierën e tij ai luajti për Shemnitzer Kaizerslauten, Bajern Leverkusen, Bajern Mynih dhe Çelsi.

Related posts

“PARTIZANI I DAJËS DO TË JETË PËR TITULL”/ Ish-kapiteni Beqiri: “Goditja” më e madhe në merkato është…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas 12 minutash lojë, Sterling ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

Zbërthehet Mirel Josa, Tirana dhe ”kunji” për Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment