Futboll Sport

REI MANAJ PRET DEBUTIMIN/ Kuman elozhe “rivalit”: Breithueit mund të na ndihmojë më shumë

Rei Manaj është grumbulluar sërish nga trajneri Ronald Kuman për ndeshjen e sotme kundër Bilbaos. Këtë herë sulmuesi i Kombëtares shpreson që të ketë fat dhe të bëjë debutimin me ekipin e parë ë Barcelonës. Ishte në stolin e rezervave edhe për duelin e parë të kampionatit kundër Sociedadit dhe nuk ia doli që të luante sepse ndeshja mori një rrjedhë të çuditshme në fundin e saj. Por, sot mund të jetë dita. Megjithatë, nga konferenca për shtyp nuk erdhën lajme pozitive për shqiptarin. Trajneri Kuman tha se Breithueit është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të luajë në disa role. Holandezi tha se ai mund të qëndrojë te Barcelona, por kjo është një merkato e çuditshme.

NDESHJA – “E dimë që duelet në “San Mame” janë gjithmonë të vështira. Atletiko është përmirësuar shumë. Ka bërë një fazë përgatitore 6 javë dhe kjo duket. Është një ekip i fortë, por e dimë se si do të sillemi dhe çfarë ndeshje duhet të bëjmë”.

BREITHUEIT – “Ne e dimë situatën në të cilën ndodhet klubi. Nëse ka një interes për lojtarët tanë ne i dëgjojmë. Martin është një futbollist që na përshtatet mirë. Luan në disa pozicione dhe në ndeshjen e parë tregoi se është i vlefshëm. Për mua, mendoj se do të qëndrojë.

PEDRI – “Do të bëjmë atë që është më e mira për të. Do të luajë nesër (sot), por pastaj do të pushojë. Do t’i japim 2 javë pushim. Ai ka folur me Luis Enriken, por unë nuk mund të flas për këtë”.

FANELLA 10 – “Është një temë e klubit dhe jo e trajnerit. Opinioni im për këtë çështje nuk është aspak i rëndësishëm”.

MBAPE – “Unë jam trajner i Barcelonës dhe nuk më interesojnë të tjerët. Ai është një lojtar i madh. Ai duhet të zgjedhë se ku do të shkojë. Nuk është problemi im”.

PJANIÇ DHE UMTITI – “Na mungojnë disa lojtarë të tjerë. Na mungon Dembele, Aguero dhe Mingeza. Janë situata që duhen zgjidhur me kalimin e ditëve”.

KUTINJO – “Është jashtë sepse mendoj që ka nevojë edhe për një javë tjetër me grupin përpara se të grumbullohet. Unë do të mbështetem tek ai sepse është një lojtar i madh. Mund të jetë i rëndësishëm për Barcelonën. Është e vërtetë që do të qëndrojë”.

ILAIKS – “Kam folur me të përpara dy apo tre javësh. Kam biseduar më shumë si person sesa si trajner i Barçës. Situata e tij është e tmerrshme për mendimin tim. Është vetëm 18 vjeç dhe ka pasur mundësinë që të luajë në ekipin e parë të Barcelonës. Ai mund të jetë e ardhmja. Unë e di çfarë i ofron klubi dhe këshilla ime është që paraja nuk është më e rëndësishmja. Duhet të luajë”.

BILBAO VRAPON – “Kemi shumë eksperienca kundër tyre. Vitin e kaluar luajtëm 4 ndeshje. Duhet të jemi të zotët me topin, të pozicionohemi mirë në fushë she të evitojmë lojën fizike ndaj tyre. Kjo është armë e fortë e tyre dhe jo jona. Na pret një ndeshje e madhe”.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ E pabesueshme, Cuadrado ndëshkon rivalët me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Edhe Cairo ‘thumbon’ Juven: Në Itali, ajo penallti nuk do jepej kurrë kundër tyre

Sadik.Autor

DHURATA DHE LUMTURI/ Shaqiri dhe Salah surprizojnë fëmijët për Krishtlindje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment