Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Atletja Biles fiton medaljen e bronzit në garën e traut të ekuilibrit

Gjimnastja amerikane Simone Biles mori medaljen e saj të shtatë olimpike të martën, duke fituar medaljen e bronzit në garën e traut të ekuilibrit pas tërheqjes nga garat e mëparshme.

Tërheqja e saj nga garat në ekip ishte një zhvillim shokues ndërsa pritej që ajo të fitonte deri në pesë medalje ari në këto lojra.

Biles shpjegoi se po përqëndrohej në shëndetin e saj mendor dhe se mendja dhe trupi i saj nuk ishin në sinkron, ndërsa ajo kryente akrobacitë, veçanërisht ato që përfshinin rrotullim në ajër.Simone Biles

Pasi ekipi amerikan fitoi medalje e argjendtë, ajo më pas u tërhoq edhe ngagarat e tjera individuale.

Trau i ekuilibrit ofroi një mundësi për Biles që të konkurronte pa manovrat e shpejta të rrotullimit që janë më të përhapura në garat e tjera. Teknika e saj në këtë garë ishte më e thjeshtë nga ajo që Biles kishte kryer në garat e mëparshme.

Guan Chenchen e Kinës fitoi medaljen e artë të martën, duke mposhtur shoqen e skuadrës së saj Tang Xijing e cila mori medaljen e argjendtë.

Amerikania Sunisa Lee, e cila ka fituar tashmë tre medalje në Lojërat e Tokios, përfundoi e pesta në traun e ekuilibrit.

Nëna e saj i tha Zërit të Amerikës se do të ketë një paradë për nder të saj kur Lee të kthehet në shtëpi në shtetin verior të Minesotës.

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Zbulohet stadiumi se ku do të luajë Partizani ndaj “krutanëve”

Delo.autor

LIVE/ SHOKOHET Argjentina, Rebic shënon një SUPER GOL me “ndihmën” e Caballeros (VIDEO)

Isa.Autor

“DUHEN LOJTARË CILËSORË PËR PARTIZANIN”/ “Gardiani” Hoxha: Doja që Tirana të kualifikohej, më bëhet qejfi për…

Delo.autor

Leave a Comment