Sport

“TOKIO 2020″/ Sportistet kryesojnë listën e medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios

Ekipi gjerman shënoi në Lojërat Olimpike të Tokios bilancin më të keq sa u takon medaljeve që nga viti 1990. Në tabelën e medaljeve Gjermania renditet në vendin e nëntë, pas Holandës dhe Francës.

Zhgënjyese ishin veçanërisht rezultatet në hendboll, volejboll në plazh dhe hokej, ku pritshmëritë ishin të mëdha. Në Tokio Gjermania fitoi dhjetë medalje ari, njëmbëdhjetë argjendi dhe gjashtëmbëdhjetë bronzi.

Japan Tokyo Olympics Canoe SlalomRicarda Funk, fituese e një nga dhjetë medaljet e arit për Gjermaninë në Tokio

Suksesi më i madh u takon femrave që fituan shtatë nga dhjetë medalje e arit, ndërsa meshkujt arritën të fitonin vetëm tre.

Edhe për ekipin e SHBA-së i cili fitoi numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios, gjithsej 113 ndër to 39 medalje ari, shumicën e medaljeve e fituan femrat.

Olympia 2020 Tokio | Volleyball Team USA gewinnt Gold Ekipi i volejbollit të SHBA-së fitoi medaljen e parë të arit në Tokio

Sportistet amerikane fituan gjithsej 66 medalje duke udhëhequr në ekipin përfaqësues të SHBA-së. Ato gjithashtu shënuan disa momente të paharrueshme në Olimpiadë. Ekipi i basketbollit fitoi për të shtatën herë radhazi medaljen e artë duke mposhtur basketbollistet japoneze, skuadra e vaterpolos fitoi medaljen e artë për të tretën herë radhazi, kurse ekipi i volejbollit fitoi medaljen e parë të arit.

Tokio 2020 | Leichtathletik - Dreisprung der Männer | Hugues Fabrice ZangoHugues Fabrice Zango fitoi medaljen e parë olimpike për Burkina Fason

Gjatë Lojërave Olimpike të Tokios tri vende fituan gjithashtu për herë të para medaljet olimpike: Burkina Faso, Turkmenistani dhe San Marino.

Related posts

RIKTHIMI I “ZONJËS SË VJETËR”/Allegri me “rotacion” të pjesshëm ndaj Spal, Ronaldo nuk kursehet

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ 100 pikë, sfida e fundit e Guardiolës…

Sadik.Autor

MENDON RIKTHIMIN NË EUROPË/ Ibrahimovic me gojën tij zgjedh skuadrën që dashuron

Delo.autor

Leave a Comment