Futboll Ligue 1 Sport

VAZHDON DOMINIMIN NË FRANCË/ Lille mposht PSG-në dhe fiton Superkupën e Francës

Lille vazhdon dominimin në Francë.

Pas titullit të fituar sezonin e kaluar në Ligue 1, kuqezinjtë kanë mposhtur PSG edhe në finalen e Superkupës së Francës të luajtur të Tel Aviv mbrëmjen e sotme.

Ndeshja është vendosur në minutën e 45-të nga një gol i mrekullueshëm i Xeka, i cili ka shtangur Navas me gjuajtje perfekte.

Skuadra e Pochettino, që nuk ka patur në dispozicion sot as Neymar dhe as Mbappe, ka arritur të barazojë në minutën e 74-t me Kimpembe, por goli i mbrojtësit është anuluar për pozicion jashtë loje.

Lille ka arritur ta mbrojë avantazhin deri në fund dhe ka pasuruar koleksionin me një tjetër trofe.

Related posts

MË I MIRI I ZVICRËS PËR VITIN 2023/ Xhaka: Jam si vera, është çështje…mentaliteti

F.autor

DY DHURATA SUPER PËR MOURINHO-N/ Roma tani e detyruar të shesë, çfarë do të ndodh me Kumbullën?

F.autor

Superiorja, Vllaznia përmbys Kukësin, “i gëzohet” golit laçian (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment