Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Sevilla kërkon 70 milionë euro, operacioni për 22-vjeçarin zemëron Chelsea-n

Chelsea nuk është i kënaqur me kërkesën që Sevilla ka bërë për Jules Kounde.

Mundo Deportivo ka bërë të ditur se londinezët janë informuar se do të duhet të paguajnë 70 milionë euro  për të siguruar Kounde këtë verë.

Gara për qendërmbrojtësin francez është më e ndezur se kurrë, edhe pse Manchester United mund të jetë tërhequr pak pas blerjes së Raphael Varane.

Është e qartë se klubi spanjoll nuk do të heqë dorë nga 22-vjeçari, por ky i fundit është gati për një aventurë të re.

Londinezët po mendojnë të përfshijnë Kurt Zouma në operacion për të ulur çmimin, por lojtari i Chelsea-t preferon të transferohet te West Ham nëse do të largohet nga Stamford Bridge.

Related posts

ÇIFTI MË I RI I VERËS/ Bellanova poston foto duke puthur të dashurën

F.autor

Alarmi i arbitrave italianë: Rrezikojmë një Calciopoli tjetër

Sadik.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Ronaldo përfiton nga një pasim i gabuar dhe zhbllokon sfidën ndaj Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment