Futboll La Liga Sport

ZBULON DËSHIRËN E MADHE/ Koeman: Do ta doja Mbappe tek Barcelona, një nga më të mirët në botë

Trajneri i Barçës pranon se “ekonomikisht ne nuk mund të konkurrojmë me Manchester City, Manchester United ose PSG. Duhet të jemi realist, ne nuk mund të luftojmë me to në merkato”.

Si e vlerësoni ndeshjen e nesërme kundër Getafe, një skuadër që ka merituar më shumë seç ka?
Është e vërtetë që imazhi i Getafes në dy ndeshjet e para ka qenë pozitiv. Kundër Sevilla meritoi diçka më shumë. Ne do të duhet të jemi shumë të fokusuar.

A e kuptoni që tifozët janë të frustruar me merkaton?
Nga njëra anë e kuptoj, sepse tifozët duan më të mirën për këtë ekip, por ju duhet të jeni realistë. Ne nuk mund të konkurrojmë financiarisht me City, United ose Paris. Duhet të punojmë për t’i ndryshuar gjërat. Do të zgjasë pak, nuk do të jetë sot për nesër. Do të jetë ndryshe me kalimin e kohës. Pedri nuk do të jetë i njëjtë në moshën 24-vjeçare si tani 18 vjeç.

Çfarë menduat kur ju thanë se Umtiti po qëndronte?
Nuk është mirë të flasim për emra të përveçëm. Klubi e di se çfarë dua dhe kë dua. Unë i respektoj lojtarët, por disa prej tyre e dinë se do të jetë shumë e vështirë të kenë minuta. Nëse na kthehen të gjithë, do të kemi 31 ose 32 lojtarë. Kjo nuk shpjegohet në kursin e trajnerit.

Kush do ta veshë fanellën 14 ose 10?
As nuk e di dhe as më intereson. Është një gjë që merret klubi.

Si e vlerësoni kalendarin e Ligës së Kampionëve?
Gjëja e rëndësishme janë rivalët, jo kalendari. Është tërheqëse për mua përballja me Benfikën. Ajo që ka rëndësi është ndeshja e nesërme.

A do t’i kuptonit ata që flasin për një sezon kalimtar te Barça?
Unë nuk jam për të menduar kështu. Duhet të tregojmë mentalitet fitues, por edhe të jemi realist. Ne nuk mund të luftojmë për të qenë më të mirët në botë.

A jeni pro që Arajjo të mos udhëtojë për në ekipin kombëtar?
Ka vështirësi. Ndryshimi i datës është i çmendur dhe aq më tepër duke ditur distancën që duhet të përshkuajë. Klubet i paguajnë këta lojtarë. Duhet të mblidhemi në Spanjë për të vendosur. Është temë për klubin.

A jeni i shqetësuar për transferimin e Mbappe te Real Madridi?
Nëse kanë para, le të nënshkruajnë me të. Ai është një nga më të mirët në botë, edhe unë do të doja ta kisha në ekip.

Sa kohë mungon Ansu?
Mos u ngatërroni me imazhet. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne nuk mund të caktojmë një datë. Harrojeni se ai mund të kthehet ndaj Sevilla, ka nevojë për më shumë stërvitje, më shumë forcë dhe më shumë fizik. Ne nuk do të rrezikojmë me të.

A besoni se lojtarë si Pjanic do të largohen?
Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë. Lojtarë si Pjanic janë duke kërkuar rrugëdalje. Qëndrimi i tij është shumë i mirë, kjo është arsyeja pse bëhet lista e federimeve. Ai mund të hyjnë në 23-she.

Po për shumat e paguara në merkato?
Këto janë shifra absurde në këto kohë. Të gjithë kanë probleme. Për mua është çmenduri të paguash aq sa po përflitet për një lojtar.

Cili është ndryshimi midis Pjanic dhe Collado?
Nuk ka dallim. Collado e di situatën e tij. Ka shumë konkurrencë për të dhe ai duhet të gjejë një zgjidhje për të luajtur.

Related posts

NDEROI KRUNATËT NË MINUTAT E FUNDIT/ Sebino Plaku: Ky Kastriot ka entuziazëm

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus i ofron Man United 3 SUPER LOJTAR për të rikthyer POGBAN

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë humb Pogba ndaj Valencias… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment