Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Bylisi “pazar” te Teuta, kërkon të rrëmbejë dy sulmuesët e talentuar

Me transferimin e Pano Qirkos drejt Teutës, pritet të përfitojë edhe Bylisi. Nuk flasim vetëm financiarisht, por edhe në merkato. Edhe pse kanë mbetur pak detaje nga mbyllja e “operacionit” të portierit, klubi po mendon që të marrë sulmues nga durrsakët: Dejvid Kapllanin dhe Aldrit Oshafin.

Edhe pse ballshiotët kanë kërkuar një shumë të majme për shitjen e gardianit, kjo nuk është se ka ndikuar në marrëdhënien e dy presidentëve më të vjetër në futbollin shqiptar. Në tratativat mes Kapllanajt e Hasanbelliut mund të përfshihen edhe dy lojtarë të tyre.

Teuta për kartonin e Pano Qirkos mund të ofrojë Aldrit Oshafin, plus edhe një shumë të konsiderueshme. Sikundër në huazim për të luajtur në Ballsh mund të shkojë Dejvid Kapllani, që është edhe pjesë e Shpresave U-21 dhe te mallakastriotët mund të ketë më shumë hapësira. Synimet e Teutës janë madhore, ndërsa Bylisi do të kërkojë rikthimin në elitë.

Gjithsesi, këtë fundjavë do të mësohet më konkretisht se si do të përfundojë ky plan dhe ajo që dihet deri tani është se Pano Qirkon e ndan vetëm prezantimi nga durrsakët, ndërsa kujtojmë që Bylisi te Teuta ka huazuar 9 sezone më parë edhe Hektor Idrizajn, mbrojtësin e linjës së djathtë me origjinë nga Vlora.

Related posts

SULMI I “KORÇARËVE” KA HARRUAR TË SHËNOJË/ Mensah: Skënderbeu do të zhbllokohet dhe do ta kalojmë këtë…

Delo.autor

TRADHTIA E MADHE URURGUAJANE/ Cavani do t’i zërë vendin Luis Suarez tek Barcelona

Delo.autor

Modelja italiane “ngushëllon” shokun e Elseid Hysajt (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment