Futboll Sport

“NË KOMBËTARE MË FRENOJNË VETËM PO MË PRENË KËMBËN”/ Jorginho: Itali, dua Botërorin

Në fillim Championsi, për të vazhduar më pas me “Euro 2020” me Italinë, Superkupën e Europës sërish me Çelsin dhe së fundmi çmimi i UEFA-s si futbollisti europian më i mirë i vitit 2021. Por a mund të mjaftohej me kaq Zhorzhinjo? Ndoshta jo, sepse në sirtar fantazisti italo-brazilian ka edhe ëndrrën “Top i Artë”, por në pritje për të kuptuar nëse do ta ketë në duart e tij, vjen një mesazh urimi nga një legjendë, që vlen sa një trofe më vete:

“Ta dish, jam një fans yti”, i shkruante pak ditë më parë legjenda braziliane Pele, e cila e kishe lënë të ngrirë liderin “axurr”. “Kur lexova mesazhin e Pelesë, mbeta me gojë hapur… Familjarët e mi njësoj si unë, pasi e vërteta është që gjithçka më ka ndodhur në këtë sezon të fundit më duket e pabesueshme dhe po e shijoj çdo sekondë. Për ‘Topin e Artë’ nuk dua të mendoj. Do t’i lë të tjerët të flasim dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Fatmirësisht që fituam Europianin, të paktën kështu anglezët nuk do të tallen me mua. Ata nuk po e kapërdinë dot ende sot atë finale, ndërsa unë ndihem në ekstazë…”, bën hyrjen e tij Zhorzhinjo nga grumbullimi i Koverçanos.

TANI BOTËRORI – Por, me të shijuar ëndrrën e Europianit, tani në radarët e fantazistit dhe Italisë së Roberto Mançinit ka hyrë edhe Botërori “Katar 2022”, një synim shumë i vështirë për të gjithë, ndonëse receta do të jetë e njëjta: “Pas fitores në Londër, Italia u kthye në vendin që i takon dhe mendoj se në Katar të gjithë do të na shohin me një sy tjetër, pasi nuk do të jemi më thjesht një surprizë.

Çdo rival do të na vlerësojë ndryshe, por ne do të vazhdojmë me të njëjtin shpirt që treguam në Europian, të përulur, të bashkuar, por do të punojmë edhe më fort se më parë. Fatkeqësisht, me shpirtin tonë të sakrificës kemi frymëzuar shumë kombëtare të tjera, të cilat duke na kopjuar dhe duke i shtuar cilësinë që kanë, si për shembull Franca, Gjermania, Spanja etj.

do të jenë shumë herë më të forta. Gjithsesi, ne duam të tregojmë që ndaj Bullgarisë të mërkurën (nesër) Italia vazhdon të jetë shumë e fortë dhe kurrsesi nuk është ngopur. Duam ta fillojmë aty ku e lamë dhe do të shkojmë në Katar për të tentuar edhe Botërorin. Unë në dyshim për Bullgarinë?

E kam pulpën të fashuar, pasi mora një goditje ndaj Liverpulit. Më kishte prekur nervin dhe për disa orë më dukej sikur ma kishin prerë këmbën. Gjithsesi, për të më ndaluar që të mos luaj për Italinë duhet të ma presin realisht këmbën, kjo është pak, por e sigurt”, përfundoi Zhorzhinjo.

Related posts

DUARTROKET VENDIMIN E DOUGLAS COSTA/ Legjenda braziliane: Më mirë që iku nga Juventus

Delo.autor

ZYRTARE/ Isko “lë me gisht në gojë” klubet e Serisë A, njofton firmën me rivalët e Realit në La Liga

F.autor

DËMTIME TË SHPESHTA/ Tifozët e Juventusit “akuzojnë” të dashurën e Douglas Kostas (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment