Futboll Sport

PRITET PREZANTIMI/ Trajneri Flick zgjedh një asistent të veçantë për të kthyer përsëri Gjermaninë në majë

Hansi Flik do të prezantohet nesër zyrtarisht si trajneri i Gjermanisë, për të nisur një epokë të re në përfaqësuese pas një dekade e gjysmë me Joakim Lëv. Detyra e tij për të kthyer përsëri Gjermaninë në majë nis me ndryshime në staf, e me një risi.

Për herë të parë pjesë e përfaqësues do të jetë një trajner i cili do të ketë detyrën specifike që të merret vetëm me goditjet e dënimit. Danezi Mads Butgerait do të jetë një nga asistentët e Hansi Flik në stafin e përfaqësueses dhe do të ketë specifikisht si synim vetëm të përmirësojë paraqitjet e Gjermanisë në goditjet standarde, qofshin ato goditje dënimi apo goditje këndi, në fazën ofensive apo në atë mbrojtëse,.

36-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Midtjylland së fundmi dhe vetë Flik e ka prezantuar në Federatën Gjermane si një person me “aftësi të veçanta” në këtë aspekt. Ai është gjithashtu një analizues i mirë i situatave standarde sa u përket kundërshtarëve, duke gjetur pikat e dobëta të tyre e këto aftësi pritet të rrisin efikasitetin e Gjermanisë, e cila ka humbur një nga ekspertët në ekzekutimin e të tillave, mesfushorin Toni Kros, i cili vendosi të tërhiqej nga përfaqësuesja pas Euro 2020.

Related posts

JASIR ASANI, MIK I VAJZAVE VIP DHE SINGLE/ Djemtë e Kombëtares përveç suksesit, në kërkim edhe të dashurisë! Ja më i preferuari

F.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ DORTMUND/ Pas problemit në kaviljen e majtë, ja sa do qëndrojë jashtë fushave Politano

Delo.autor

DINASTIA E TRAJNERËVE ITALIANË NË KRYE TË KOMBËTARES/ Duka “hap zemrën”: De Biasi hero, Panucci më zhgënjeu…

Delo.autor

Leave a Comment