Futboll Sport

ZYRTARE/ FIFA dhe UEFA marrin vendimin për tifozët në ndeshjet e Botërorit në shtator

FIFA dhe UEFA duket se i druhen spostimeve të grupeve të tifozëve si shpërndarës të mundshëm të COVID-19. Për më tepër, me kufizimet që kanë vendosur vende të ndryshme sa u përket lëvizjeve në territorin e tyre, për tifozët do të jetë e vështirë që të ndjekin rregullisht skuadrat e tyre të zemrës.

Ndaj bashkërisht, të dy organizatat kanë vendosur që në ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit që zhvillohen në muajin shtator, të ndalohen tifozët udhëtues. Udhëzimi u ka shkuar të gjitha federatave që marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese të muajit shtator, duke i bërë të qartë se ndalohet transferta e mbështetësve për sfidat.

Ndërkohë, duke monitoruar situatën me COVID-19 dhe në bashkëpunim me qeveritë e ndryshme, do të vendoset nëse do të lejohet prania e tifozëve udhëtues në shkallaret e stadiumeve në ndeshjet e tetorit dhe nëntorit. Sa u përket tifozëve vendas, organizatat në fjalë kanë bërë të qartë se respektojnë vendimet individuale të qeverive përkatëse sa u përket përqindjeve të lejuara në stadiume për ndeshjet.

Related posts

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Mesfushori Ozil: Vendos unë, jo të tjerët

Delo.autor

E KRYER/ Brazili zgjedh trajnerin e ri, “dorëzohet” Ancelotti, pranon stolin e “Seleçaos”

F.autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Gazetari: Duka i ka vrarë zgjedhjet që në vitin 2002, gjuha e Memës më e rëndë se e Veliajt

Delo.autor

Leave a Comment