Futboll Sport

ZYRTARE/ Futbollisti i Realit transferohet te Arsenali për 40 milionë euro

Tashmë është zyrtare. Martin Odegard është përforcimi më i ri në merkato i Arsenalit. Lajmi është konfirmuar nga vetë “topçinjtë”, në faqen zyrtare.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, ndërkohë që mëngjesin e sotëm erdhi dhe zyrtarizimi. Arsenali pagoi plot 40 milionë euro për kartonin e norvegjezit, që sezonin e shkuar u aktivizua si i huazuar te skuadra e Artetës, duke bindur drejtuesit për blerjen përfundimtare të tij.

22-vjeçari prej 6 vitesh ka qenë pjesë e Real Madrid, duke kaluar në disa skuadra si i huazuar. Odegard nuk e siguroi asnjëherë një vend në ekipin e titullarëve te Real, duke detyruar drejtuesit që ta shesin përfundimisht. Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2025 me Arsenalin.

Related posts

KORONAVIRUSI FUT NË KAOS MOTO GP/ Pas Katarit shtyhet edhe gara e Tajlandës

Delo.autor

SKANDAL NË KAMPIONATIN ARGJENTINAS/ Grushta dhe shkelma, ndeshja e futbollit kthehet në arenë boksi (VIDEO)

Delo.autor

I PRENË ORGANET GJENITALE/ Vrasja që tronditi Brazilin, dalin fotot e viktimës me gruan e vrasësit

Isa.Autor

Leave a Comment