Futboll Seria A Sport

TIFOZËT NISIN FESTËN/ Gazidis i vendos TURBO MILANIT: STADIUM të RI dhe KAMPIONË në…

I ka imponuar vetes një gjobë prej 100 euro çdo herë që do të përmendë emrin e Arsenal. Por Ivan Gazidis, 54-vjeçari Administrator i Deleguar i ri i Milan është gati të sakrifikojë një shumë të konsiderueshme për të bërë shembull londinezët. Duke sqaruar idetë e tij, në fakt është e pamundur që të driblojë krahasimet me aventurën dhe eksperiencën e tij 9-vjeçare në drejtimin e Topçinjve. Kështu, auto-gjoba shndërrohet në burimin e parë ekonomik të arkës së kuqezinjve që nga ardhja e Gazidis.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Londër-Milano janë lokacionet futbollistike të Gazidis. Nga MLS, themeluesi i të cilës ishte pikërisht ai, u transferua te Arsenal me të ardhura gati të dyfishuara, për të përfunduar me sfidën e re në ngjyrat kuqezi. Por duke gërmuar në të kaluarën zbulohet se gjithçka, madje edhe ai vetë ka lindur në Afrikën e Jugut.

Kur erdhi në jetë në Johannesburg, babai i tij, Costa ishte në burg si militant anti-pushtet. Aty qëndroi për 3 vite, duke tentuar dy herë arratisjen. Jeta normale e Ivan nisi në 1969 në Angli, si refugjat. Duke nisur gjithçka nga zero, pa asgjë. Duke iu afruar futbollit në Fratton Park, shtëpia e Portsmouth, skuadra e parë e zemrës. Për të vijuar më pas me kuptimin e potencialit ekonomik teksa asistoi në Botërorin e USA 94, duke nisur me partnerë të tjerë projektin MLS.

Milano mbërrin pas Londrës, dhe e përjeton përditmërisht prej disa javësh, i shoqëruar nga bashkëshortja Maureen, ndërsa dy djemtë, Costa e Aidan studiojnë në USA. Milano i ka hyrë në zemër, edhe pse janë Milanello dhe Qendra Vismara dy vendet që e kanë tërhequr më shumë, ambiente ku ndjehet shija më familjare, ajo e futbollit. Propozimet e Gazidis janë të qarta. Së pari një stadium i ri për Milan. Në idenë e tij, që koinçidon me atë të presidentit Scaroni, me modernizimin e San Siro që mbetet një marzh në raport me ndërtimin e një impianti të ri që të mund t’i përgjigjet të gjitha kërkesave dhe pretendimeve të tifozëve-klientë modern.

Mbase për tu ndërtuar në zonën historike të ipodromit tashmë të braktisur, vetëm dy hapa larg impiantit të vjetër, për të mos ndryshuar as zakonet e tifozëve. Një stadium që duhet të jetë për çdo ndeshje absolutisht plot, në shembullin e stadiumit juventin. Një impiant i ndarë me Inter, falë shansit të madh që ofron Milano, dy klube me kushte ekonomike të mira dhe ambicie të njëjta pas disa viteve të dobëta. Një projekt për të materializuar sa më parë, duke evituar faktorë që kanë frenuar propozimet e mëparshme, si ato të Romës. Precendentë që trembin presidentin Scaroni.

Një tjetër pikë fikse është edhe sektori i të rinjve. Te Asenal, objektivi ishte ai i promovimit çdo sezon të të paktën një djaloshi nga Akamdemia në Ekipin e Prë. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe te Milan. Më shumë Maldini me km zero dhe më pak Ronaldo për të stërpaguar. Një filozofi që i përshtatet më së miri edhe Financial FairPlay që duhet respektuar. Gazidis ka zgjedhur jo vetëm Milan, por edhe Milano e Italinë.

Related posts

E VEÇANTË/ REKORDMEN dhe i talentuar, 16-vjeçari shqiptar ëndërron të bëhet kampion OLIMPIK

Isa.Autor

VENDOS REKORD NË MERKATO/ Ja statistikat për shitjet e lojtarëve në 10 vitet e fundit tek Atletico

Delo.autor

Dortmundi nuk e “lëshon” Watzken, i ofrohet zgjatja e kontratës

Q.Autor

Leave a Comment