Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë në merkato, sulmuesi Dajaku firmos me klubin e njohur anglez…

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku është transferuar te klubi i njohur anglez i Sandërlendit, që tashmë militon në ligën e dytë. 20-vjeçari transferohet te bardhekuqtë si huazim nga Union Berlin deri në fund të sezonit 2021-22.

Dajaku në të kaluarën është aktivizuar për Shtutgart teksa ishte golashënuesi më i mirë i Bundesligës U17 në sezoni 2017-18 me 23 gola dhe tetë asistime.

Sezonin pasardhës ai regjistroi 11 gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje në Bundesliga U19. Pasi bëri debutimin e tij në Bundesliga, Dajaku u transferua te Bajerni në korrik 2019 dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare.

Për sa i përket kombëtares, Dajaku është aktivizuar me moshat e Gjermanisë, teksa ende nuk ka vendosur për Kombëtaren A që do të përfaqësojë.

Related posts

Nënkryetari i Federatës Italiane ‘frikëson’ Chelsean: Conte kandidati kryesor për Italinë (FOTO)

Q.Autor

PËRBALLJA FRSONONE – MILAN/ Luhet për dy objektiva të kundërt

Delo.autor

DI MARIA DHURON SPEKTAKËL/ PSG fiton me “poker”, “skuqet” Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment