Futboll Sport

AFRIMI I KAÇES TEK “DEMAT”/ Ja si ndryshon Partizani me përfshirjen e mesfushorit në formacion…

Partizani afroi shumë futbollistë gjatë merkatos së verës, por pati edhe një eksod largimesh, ku disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit u larguan drejt kampionateve të tjera. Lëvizja më e papritur ishte ajo e Esat Malës, i cili u largua drejt Girensusporit në Turqi, për t’u rikthyer sërish një muaj më vonë në formë huazimi te “demat e kuq”. Gjithashtu, Partizani afroi edhe Ergys Kaçen, ndoshta goditja më e bujshme e verës në kampionatin shqiptar.

PORTA – Nëse ka një pozicion ku te Partizani nuk ka asnjë dyshim se kush do të luajë, është porta. Alban Hoxha është kapiteni dhe titullar i padiskutueshëm, ndërsa dy portierët e tjerë, Vokli Laroshi dhe Aldo Teqja, do të jenë të gatshëm për të zëvendësuar Hoxhën.

MBROJTJA – Sezonin e shkuar, Partizani i vuajti shumë mungesat në mbrojtje, pasi kishte vetëm 4 alternativa. Ndërsa këtë sezon, alternativat janë të shumta. Gligorov, Albion Marku, Shehi, Sota, Belica, Damçevski dhe Musta do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për katër pozicionet e prapavijës. Me shumë gjasa, katërshja e mbrojtjes do të jetë kjo: Marku, Shehi, Belica dhe Musta.

MESFUSHA – Në këtë repart, janë ndryshimet e mëdha te Partizani. Ergys Kaçe pritet të rreshtohet para mbrojtjes, aty ku do të organizojë çdo aksion sulmues të Partizanit. 28-vjeçari pritet të jetë truri i “demave” me pasimet e vertikalizimet e tij. Kaçe do të mbështetet nga Murataj dhe Marku, të cilët kanë energji të pafundme për të shpenzuar. As alternativat nuk mungojnë, me Koten dhe Rrapajn që do të presin mundësitë e tyre.

SULMI – Stenio Zhunior është i paprekshëm, ndërsa nga krahët do të ketë ndryshime. Esat Mala pritet të mbulojë fashon e djathtë të sulmit, ndërsa Gresild Lika në të majtë. As alternativat nuk mungojnë, me Carën, Kardozon dhe Filipoviçin që pritet të bëjnë diferencën gjatë sezonit.

Related posts

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen midis Barcelonës dhe AS Romës

Sadik.Autor

Bashkim Fino sulmon Top Channel pak minuta para emisionit ku përballet me Armand Dukën

Q.Autor

Kuriozitetet e legjendës Shevchenko, tifozët e Milanit duhet të krenohen

Sadik.Autor

Leave a Comment