Futboll La Liga Sport

“AI NUK ËSHTË NJË SUPERMAN”/ Ish-mesfushori i “Los Blancos” kritikon zgjedhjen e Barcelona-s

Ish-mesfushori i Real Madrid, Alvaro Benito, ka kritikuar zgjedhjen e Barcelona-s për të marrë mbrojtësin Eric Garcia.

Benito nuk është i bindur se ish-ylli i Manchester City-t është i përshtatshëm për të drejtuar mbrojtjen e Barçës.

“Nuk është i përgatitur për një skuadër e nivelit të Barcelona-s”, ka thënë ai për Cadena SER.

“Në fakt, as Guardiola nuk e aktivizoi te City, pothuajse nuk ka luajtur. Futbolli ka të bëjë me të tashmen. Garcia do të vuajë shumë me katalanasit, që luajnë me shtatë lojtarë para topit”, ka shtuar Benito.

“Duhet të jesh një superman që të luash për një skuadër si Barcelona, që është kaq shumë e ekspozuar në mbrojtje”.

Related posts

Nëse përjashtohet Milani nga kompeticionet europiane, Bonucci pritet të…

Isa.Autor

“TËRBIMI I TOKËS GJAKUN NA ZGJOI, LOTËT PËR…”/ Ja çfarë shkruhet në banderolën e tifozëve të Tiranës

Delo.autor

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK INTER/ Mesfushori Vidal stërvitet rrugëve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment