Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ribery bëhet shok skuadre me futbollistin e Kombëtares…

Ish-sulmuesi i Bajernit dhe Francës, Frenk Riberi aktualisht ndodhet pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Fiorentinën.

Me gjithë dëshirën e tij për të rinovuar me klubin violë, drejtuesit nuk ia dhanë këtë mundësi dhe për shkak të moshës 38 vjeç dhe pagës së lartë që francezi kërkonte. Por mesa duket aventura e Riberin në Serinë A do të vazhdojë ende.

Sipas ‘’Sky Sport’’, ish-sulmuesi i Bajernit ka arritur akordin me skuadrën e Salernitanës e cila u ngjit në Serinë A këtë sezon. Për 38-vjeçarin do të ketë një kontratë për 1 vit me pagë 1.5 milionë euro në sezon.

Një lëvizje e bujshme kjo për sulmuesin francez i cili duke marrë parasysh se është në fundin e karrierës ka vendosur të luajë ende në nivele të larta në një kampionat kompetitiv si Seria A. Kujtojmë se te Salernitana aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Frederik Veseli që është lojtar stabël në formacion.

Related posts

NGA JUVENTUS TEK INTERI/ Katër hijet e Kontes. Pesë pika të manualit të suksesit sipas tij

Delo.autor

Sërish probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Qëllohet gabimisht çiklisti, familjarët befasojnë me reagimin e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment