Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK MILAN/ Nuk po rinovon kontratën me “Kuqezinjtë”, PSG-ja në gjurmët e mesfushorit…

Fronk Kesi është bërë një çështje tek Milani. Lideri i mesfushës kuqezi nuk ka arritur ende akordin për rinovimin e kontratës me skuadrën nga Milano dhe tifozët ndjejnë frikën e largimit të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, pasi i morën Donarumën, tani PSG-ja tenton edhe Kesinë i cili është në mëdyshje për të ardhmen e tij në Milano.

Sipas asaj që shkruhet në të përditshmen italiane është se klubi transalpin pritet t’i plotësojë kërkesat e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Gjatë sezonit t[ë kaluar Kesi u aktivizua në total në Serinë A në 37 ndeshje nga ku realizoi dhe 13 gola, ndërsa në këtë sezon nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje për arsye të një dëmtimi.

Related posts

NUK DO TI BESONI SYVE/ Rooney i JASHTËZAKONSHËM, shënon gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ “El Clasico” nis me më të mirët në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“AI MË NJEH MË MIRËSE GRUAJA IME”/ Immobile rrëfen lidhjen e ngushtë mes lojtarëve te Lazio!

Delo.autor

Leave a Comment