Futboll La Liga Sport

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Barcelona ndan pikët me Granadën në “Camp Nou”

Dikur “Kamp Nou” ishte një nga fortesat më të vështira për t’u mposhtur në futbollin evropian me Barcelonën që brenda mureve të saj ishte e pagabueshme. Por prej disa vitesh nuk është më kështu dhe as kthimi i mbështetësve në shkallët e stadiumit nuk po ndihmon ekipin e Ronald Kuman që të gjejë rrugën e duhur.

Pak ditë më parë, skuadra u mund 3-0 në fushën e vet nga Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Një shuplakë e rëndë, nga e cila katalanasit nuk e kishin marr veten, pasi edhe sot thuajse u mundën nga një ekip shumë më modest në kampionat si Granada, me sfidën që përfundoi 1-1 vetëm falë golit të Arauho në mbyllje të dueelit.

Granada gjeti avantazhin që në minutën e dytë të takimit me Duarte dhe më pas ishte shumë më e organizuar se katalanasit të cilët rrezikuan kryesisht me goditje standarde duke goditur edhe shtyllën me anë të Serxhi Roberto. Katalanasit provuan në të gjitha mënyrat por nuk po çanin mbrojtjen e ngjeshur të vendasve.

Kështu, me kalimin e minutave dukej se po afronte një humbje tjetër për ekipin në shtëpi, me tifozët që shprehën pakënaqësinë e tyre. Në dëshpërimin e minutave të fundit, Pike dhe Arauho kaluan nga qendra e mbrojtjes si qendërsulmues. Falë insistimit të tyre erdhi goli i numrit 4 të katalanasve kur regjistrohej minuta e 90 e sfidës, për të marrë të paktën një pikë për Barcelonën e për të evituar katastrofën edhe në kampionat.

Related posts

Brazili i madh, sa i vogël përballë skuadrave europiane

Isa.Autor

BËRI PËRSËRI GAFË/ Tifozët këshillojnë Loris Karius të tërhiqet nga futbolli (VIDEO)

F.autor

“ËSHTË NJË PUNË E VËSHTIRË, E NDËRLIKUAR”/ Zidane nxehet nga fjalët e Koeman: Po, ato më shqetësojnë

Delo.autor

Leave a Comment