Futboll La Liga Sport

BËN GJESTIN E MADH/ Ylli i Realit i dhuron 166 fanella punëtorëve të klubit ku mori famë

Eduardo Kamavinga do të jetë një nga yjet e të ardhmes së Real Madrid, Të gjithë janë të bindur se mesfushori francez do të bëjë mirë në klubin spanjoll, pasi ka shkëlqyer në Francë me fanellën e Ren dhe projektohet si një lider i të ardhmes edhe në radhët e përfaqësueses së Francës.

Transferimi u mbyll në ditët e fundit të merkatos dhe lojtari iu bashkua ekipit U21 të Francës për të dhënë kontributin e tij në ndeshjet e shtatorit. Por pas një lamtumire të ngutshme nga Ren, ai nuk harroi të gjithë ata që e kishin ndihmuar që të bëhej një emër i njohur.

Mediat franceze raportojnë se sapo ka mësuar numrin e ri që do të mbajë të Real Madrid, atë 25, Kamavinga ka porositur 166 fanella të tija. Ato fanella më pas u janë dorëzuar punonjësve të klubit të Ren që e kanë ndihmuar çdo ditë, si mënyrë falënderimi për kontributin që kishin dhënë që ai të bëhej një lojtar i tillë e të përfundonte duke nënshkruar për Realin

Related posts

MPOSHTËN REALIN/ Lojtarët e Eibarit “ÇUDISIN” presidenten: A mund ta bëjmë…(VIDEO)

Isa.Autor

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Sergio Aguero është titullar në ndeshjen Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NUK PATI PËRQËNDRIM”/ Kampioni i Botës: Ja pse PSG-ja u mposht nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment