Sport

NBA/ Sportistët e vaksinuar jo karantinë dhe teste anti-Covid gjatë sezonit

NBA ka vendosur që të gjithë basketbollistët e vaksinuar si dhe trajnerët e stafet përkatëse të vaksinuara, të mos kryejnë teste anti-Covid gjatë sezonit 2021-2022 që nis pas një muaji. Ky është një vendim i marrë nga NBA për të promovuar kryerjen e vaksinimit te të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer atë.

Jo vetëm kaq, por ata që janë vaksinuar nuk do të hyjnë në karantinë në rast se bien në kontakt me ndonjë person të infektuar apo që del pozitiv me koronavirus. E vetmje masë e detyrueshme për të gjithë do të jetë mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit social gjatë kohës që janë të grumbulluar.

Nëse të gjithë lojtarët e stafi i një ekipi do të jenë të vaksinuar, atëherë NBA, për atë ekip do të heqë çdo masë në jetën e përditshme, si frekuentimi i lokaleve e restoranteve në çdo moment dhe pa kufizime.

Related posts

DO BËHET MË I MIRI NË BOTË/ Gattuso e “çon në qiellin e shtatë “ këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Afron marrëveshja e Juventus me yllin Dybala, ja data dhe shifrat…

Delo.autor

JO VETËM OSIMHEN/ “Djajtë e kuq” “peshkojnë” në Serie A. De Gea pranon rinovimin

F.autor

Leave a Comment