Futboll Sport

BËRI NJË PRITJE PREJ PORTIERI TË MADH, POR…/ Shikoni çfarë shkruajnë mediat italiane për Strakoshën

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, duhet ta kishte shfrytëzuar rikthimin si titullar me Lacion për të trembur në maksimum titullarin Pepe Reina dhe të rifitonte vendin që i takonte në radhët e kryeqytetasve, por ndërkohë, në Stamboll 26-vjeçari ka bërë shumë hapa prapa.

Teksa në pjesën e parë kishte qenë traversa, e cila i kishte mohuar golin Gallatasarajit dhe kishte shpëtuar edhe Strakoshën, në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, ndodh fatkeqësia: pas një aksioni thuajse inekzistent dhe pa rrezik, ku një mbrojtës i Lacios shkelmoi topin fort në ajër, sfera nga goditja “e pistë” po i afrohej drejt portës, por Strakosha, edhe pse dukej e lehtë ta grushtonte për më pak rrezik, provoi ta neutralizonte me topin që i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në rrjetë.

Duart në kokë nga Tomasi dhe një gol i dhuruar, i cili në fund vlejti dhe mjaftoi për t’i dhënë tri pikët e para në Ligën e Europës Gallatasarajit, por dënoi Lacion.

NOTAT PËR STRAKOSHËN:

“LALAZIOSIAMONOI” 4 – “Në debutimin sezonal mund të bënte shumë pak ndaj goditjeve të Dervishoglu e Morutan, por në të parën ndërhyn Felipe dhe në të dytën e shpëton traversa. Por në pjesën e dytë vendos që të bëjë harakiri dhe të devijojë gabimisht në portën e tij, duke dënuar Lacion, në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Europës”.

“SPORTMEDIASET” 4 – “Gjykimi i tij i gabuar mbi atë top të lehtë peshon me tonelata mbi ndërgjegje, duke u dhuruar tri pikët turqve. Në pjesën e parë u tregua i zoti që i tha ‘jo’ Çiçaldaut, por në të dytën shkatërroi gjithçka”.

“TUTTOMERCATO” 4.5 – “Një gabim që mund ta vërë në mendime të vështira Tomas Strakoshën, pasi gafa e tij i dhuroi Gallatasarajit tri pikët. Gjithsesi, pritja ndaj Çiçaldaut ishte prej portieri të madh”.

VIDEO

Related posts

Mkhitaryan me lot në sy përshëndetet me shokët te Man United

Q.Autor

Chelsea mendon për merkaton e verës, ‘piketohet’ talenti i Realit

Q.Autor

Bayern-Dortmund, klasikja e Gjermanisë, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment