Futboll Sport

“NUK JAM SUPERMENI”/ Ibra heq dorë nga Juve, rrezikon një dëmtim të gjatë

“Allianz Stadium” është i destinuar të mbetet një tabu për Zlatan Ibrahimovic, një nga dy stadiumet në Itali ku sulmuesi suedez nuk ka shënuar ende. Ibra nuk ishte pjesë e Milan në transfertë përballë Liverpool si pasojë e një dëmtimi dhe nuk pritet të jetë as përballë “Zonjës së Vjetër”:

La Gazzetta

“Të shohim ditë pas ditë, kam një problem me tendinën dhe nuk dua të rrezikojë një dëmtim më të gjatë vetëm për të qenë prezent në një ndeshje. Dua të besoj se nuk jam supermeni, problemi im është që punoj shumë dhe se më pëlqen të vuaj. Këtë herë është ndryshe, nuk dua të rrezikojë një ndalesë të gjatë, dua të jem në formë për gjatë gjithë sezonin. Këtë herë do të dëgjoj fizikun tim”, u shpreh Ibrahimovic duke u ndalur më pas tek rikthimi i Milan në Champions League përballë Liverpool:

210509 Zlatan Ibrahimovic Of Milan During The Serie A Match Between Juventus And Milan On May 9, 2021 In Turin. Photo:

“Për pjesën më të madhe ishte hera e parë në këtë kompeticion, tashmë e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë duhet për të luajtur ndeshje të tilla. I kanë kuptuar të gjitha, tani e dinë se çfarë do të thotë të përballesh me më të mirët e europës dhe botës. Unë pres të luaj në Champions në “San Siro” me tifozë, ajo po që do jetë një sfidë plot adrenalinë”, theksoi sulmuesi suedez.

Related posts

MERR VENDIMIN/ Piloti shqiptar Lirim Zendeli tërhiqet nga “Formula 2”, ja shkaku…

Delo.autor

ZYRTARE/ I dyti që i bashkohet Realit këtë merkato, kampionët e Europës konfirmojnë transferimin e talentit francez

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Crystal Palace. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment